A rrezikohet Shqipëria nga skenari Libian? Skrame: Kemi mbi 500 diga disa tokësore, e rëndësishme mirëmbajtja e tyre

schedule10:12 - 14 Shtator, 2023

schedule 10:12 - 14 Shtator, 2023

Libia është një ndër vendet që ditët e fundit po përballet me pasoja katastrofike si pasojë e përmbytjes nga hapja e digave ku dyshohet se numri i viktimave mund të shkojë në 20 mijë.

Pedagogu pranë Fakultetit të Gjeologjisë, Klodian Skrame këtë të enjte i ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ku ka folur në lidhje me ndryshimet që ka sjellë dora e njeriut dhe si pasojë ka sjellë ndikim në ngrohjen globale.

Gjithashtu ai është shprehur se përmbytjet dhe katastrofat në Libi kanë si shkak kryesor dorën e njeriut pasi digat që kanë shpërthyer sipas tij mund të kenë pasur nevojë për riparim.

Në këtë rast si dhe në shumë raste të tjera e rëndësishme është sesi ne të menaxhojmë përmbytjet siç ndodhi rastin e Libisë. Kjo ka ndodhur që është ndërtuar qyteti mbi shtratin e lumit dhe ato kanë pasur gjithmonë përmbytje, në vitet ’40, ’60 dhe në vitet ’70 vendosën që të vendosnin diga për të menaxhuar përmbytjet ky është një  gabim katastrofik është është bërë edhe nga shumë vende të Evropës si në rastin e Vjosës ku ti nuk i menaxhon përmbytjet kur ke diga. Siç ishte rasti jonë ose detyrohesh të hapësh portën ose diga humben funksionin dhe shkakton katastrofa.

Ky është rasti më ekzemplar ku dora e njeriut ka pasur një inpakt katastrofik, zona është edhe problematike për shkak të historisë dhe këto diga kanë kaluar mbi 50 vite dhe kërkojnë një analizë të thelluar. Ky është edhe një problem që kemi në Shqipëri pasi ne jemi në kushtet që kemi trashëguar shumë diga por ne duhet që të bëjmë studime në lidhje me digat ekzistuese. Duhet të bëhet analiza mbi gjendjen në të cilën ndodhet diga, mund të bëjmë një analizë përmes metodës elektrike për të parë nëse ka apo jo çarje si çdo gjë edhe digat duhet që të mirëmbahen në rastet e  problemeve vendoset edhe ndërhyrja në digë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se edhe vendi ynë ka një numër të madh digash dhe vijojnë studimet për të bërë një bilanc të plotë të tyre për të shmangur katastrofa të tillë.

Pedagogu është shprehur se është dora e njeriut që ka krijuar edhe këto luhatje klimaterike, pasi sipas tij sipas gjeologjisë, rruzulli tokësor po shkon drejt ftohjes ndërkohë që për shkak të dorës së njeriut ne në vitet e fundit po flasim për ngrohje globale.

Ne kemi diku te 400-500 diga pasi kemi dhe diga të vogla që janë të shumta dhe shumë kemi të bëjmë dhe diga me material argjilor që me kalimin e kohës krijon edhe paqëndrueshmëri. Për momentin është duke u studiuar dhe plotësuar kjo hartë alarmi,. Digat e mëdha të hidrocentraleve janë më problematike të tjera tek këto që janë qëndrueshmëria e shpatit mbi digë, pasi e dimë që në 30 vitet e fundit kemi kryer prerje të bimësisë që mund të shkaktojë problematike.

Nëse ne do të marrim inpaktin që kanë pasur vullkanet si në rastin e Islandës, kemi ndryshim klimaterik që ka ndodhur në shumë vende dhe sasia e dioksidit të karbonit është e madhe. Në kohë gjeologjike ne jemi në një cikël ku rruzulli tokësor po shkon drejt ftohjes ndërkohë që ne kemi ngrohje globale. Në momentin që ne po flasim në 50- vitet e fundit ne kemi luhatje të madhe ku gjatë dimrit shpesh kemi temperature të larta, kemi zona që janë të thata. Në disa zona kemi reshje intensive dhe bomba uji dhe të gjithë këto reshje i gjejmë në një formë cikloni. Ne kemi një inpakt themelor në këto ndryshime”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!