“A quhet Nuredin Dumani një i penduar përpara Zotit?”, përgjigjet At Nikolla Xhufka

schedule22:20 - 22 Shkurt, 2024

schedule 22:20 - 22 Shkurt, 2024

“A quhet Nuredin Dumani një i penduar përpara Zotit?”, ishte pyetja që gazetarja Aida Topalli i bëri priftit At Nikolla Xhufka në emisionin “360 Gradë”.

Ky i fundit, nisur dhe nga rasti i rrëfimit të vrasësit me pagesë në studio, tha se kisha e kërkon pendesën me vepra reale dhe konkrete.

Sipas priftit, ai që pendohet realisht dhe me shpirt nuk ka frikë nga vdekja.

“Kisha e kërkon pendesën me vepra reale dhe konkrete dhe dalja e tij këtu përballë publikut nuk shpreh pendesë fare. Pse? Nëse ai do kishte shprehur pendesë shpirtërore nuk do kishte dalë as me kurriz dhe do kishte folur siç po flasim ne. Ai që pendohet përpara zotit dhe përpara kishës, del dhe nuk e ka problem jetën e tij. Kemi shumë raste shënjtorësh, të cilët dhe janë kthyer në martir. Unë kam pasur një djalë para dy ditësh, ai ishte shqiptar i Maqedonisë që jetonte në Gjermani dhe ai kishte qenë pjesën më të madhe të tijën në burg, e kishte vuajtur dënimin, ishte penduar, pra ishte dorëzuar dhe tani po bënte një film dhe na erdhi aty te kisha dhe na tha që duam t’ju bëjmë pjesë të filmit. Edhe më bëri një pyetje shumë të bukur, më tha: ‘A më fal zoti mua që kam vrarë shumë njerëz?’. Mëkati më i madh për njeriun është vetvrasja. Ai që pendohet realisht dhe me shpirt nuk ka frikë nga vdekja”, u shpreh At Nikolla Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!