Ka ndodhur shumë herë. Ju hapni një shishe verë, por nuk e konsumoni të gjithë në atë moment. Çfarë mund të bëni që të mos prishet derisa ta pini përsëri?
Kontakti me oksigjenin oksidon verën dhe e kthen atë në uthull. Është e nevojshme të mbani sipërfaqen e verës që bie në kontakt me oksigjenin sa më e vogël të jetë e mundur.
Të gjitha metodat e rritjes së afatit të ruajtjes së verës bazohen në minimizimin e ekspozimit ndaj oksigjenit, ose duke e hequr atë nga shishja ose duke zvogëluar sipërfaqen e verës së ekspozuar ndaj saj./abcnews.al