A po shkon i vetëm Berisha për t’u zgjedhur në krye të PD? Alibali dhe Baçi flasin në “Log.”

schedule22:58 - 2 Maj, 2022

schedule 22:58 - 2 Maj, 2022

Zgjedhja e kryetarit të ri të PD më 22 maj ishte një nga pyetjet që u shtrua në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Lidhur me këtë temë analisti Nertitan Alibali, theksoi se është shumë e vështirë që dikush të fitojë përballë Berishës në PD, duke thënë se është njësoj si të konkurrosh përballë “Zotit” në këtë parti.

Ndërsa gazetari Baçi tha se do ishte më mirë ta kishin zyrtarizuar që në 30 prill Berishën, mos e kishin lënë për formalizim në 22 maj.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: A po shkon i vetëm Berisha për tu zgjedhur në krye të PD?

Alibali: Berisha nuk mund të trajtohet si kryetar radhe, sepse ai është udhëheqësi shpirtëror dhe moral i PD, fakti që për 3 muaj filloi dhe një lëvizje dhe rrëzoi kryetarin tregon forcën e tij. Për të konkurruar përballë Berishës është si të kandidosh përball zotit në këtë parti.

Baçi: Mund ta kishin zyrtarizuar që të shtunën, mund të mos e kishin formalizuar në 22 maj. E kam thënë Nano mundi Majkon dhe Metën.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!