A po e fitojmë luftën me aksidentet rrugore? Debat në “Bardh a Zi”, Hasho: Pse rri polici prapa gardhit? Gjoka: Është metodë policore

schedule22:24 - 19 Tetor, 2022

schedule 22:24 - 19 Tetor, 2022

A po e fitojmë luftën me aksidentet rrugore?

Të ftuar në emisionin “Bardh a zi” në Abc, të moderuar nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo ishin Taulant Gjoka, drejtues në policinë rrugore të Tiranës, Fatmir Hasho, ekspert i qarkullimit rrugor dhe Niko Çaçi, sipërmarrës i sinjalistikës rrugore.

Gjoka: Policia i ka nën kontroll të gjitha. Ka trafik në Tiranë, por ka dhe polici. Ka oraret e pikut, por e hëna është një nga ditët më të vështira.

Hasho: Ne e krijojmë kaosin. Drejtuesit e mjeteve duhet të zbatojnë normat e qarkullimit rrugor.

Çaçi: Shumica nuk e lexojnë kodin. Ky kod jepet, mësohet, trajnohet dhe ai një muajsh që marrin patentën, me një muaj kurs a i kanë krijuar këto reflekse për të lexuar atë kod? Kodi është më i avancuar se shoferët. Kodi më i thjeshtë krijon kaos.

Pse janë shtuar aksidentet?

Hasho: Drejtuesit e mjeteve janë mbi 95% shkaktarët e aksidenteve rrugore. Drejtuesit e mjeteve kanë një sërë arsyesh që i shkaktojnë këto aksidente. Nuk e zbatojnë kodin.

Gjoka: Shumica e atyre që janë edukuar nëpër shkollat e edukimit apo autoshkolla nuk e kanë lexuar asnjëherë kodin rrugor. Ky është një faktor.

Hasho: Është edhe mënyra e mësimdhënies në autoshkolla. Drejtori të Sigurisë Rrugore në Shqipëri ka 12 vjet që nuk ka. Duhet të kishte në ministrinë e Transportit. Nuk po marrim asnjë lekë nga BE prej 10 vitesh për sigurinë rrugore. Arsyeja është  se nuk kanë kujt t’ia japin. Nuk ka drejtori. Politikat e sigurisë rrugore i bën shteti. Ne kemi 12 vjet që kryeministri nuk e ka mbledhur një herë Këshillin Kombëtar për sigurinë rrugore që e ka detyrim. Çfarë problematike kemi pasur, çfarë do bëjmë dhe çfarë do zgjidhim.

Gjoka: Po pse janë bërë ndryshimet çdo vit në kodin rrugor? Ke ndryshimin e përdorimit të rripit të sigurimit që është bërë 10-fish.

Hasho: E vetmja gjë që mund t’iu lavdëroj është vendosja e rripit të sigurimit se me celularët keni dështuar. Pse e keni mendjen vetëm te gjobat, pse nuk e keni mendjen te edukimi.

Gjoka: Nuk e përmenda unë gjobën.

Hasho: Pse rri prapa gardhit ai kolegu jot dhe nuk rri përballë.

Gjoka: Po ti ke dëgjuar për metodat policore që ka dhe gracka? Polici nuk ka mision vetëm për të parandaluar që të jetë i ekspozuar ndaj teje po ka mision dhe për të verifikuar shkeljet./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!