A ndikon apo jo Hëna mbi gjendjen tonë shpirtërore?

schedule20:23 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 20:23 - 8 Dhjetor, 2022

Koncepti se Hëna ka një efekt të fuqishëm mbi mendjen e njeriut, është i rrënjosur thellë në kulturën kolektive dhe dijet e njerëzimit. Madje ai është i ngulitur edhe në gjuhë. Për shembull marrim frazën “lunatik”, që vjen nga fjala latine ‘lunaticus’, që do të thotë “i tronditur nga Hëna”.

Por nëse jeni të bindur se fazat e Hënës ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtëror por edhe tënjerëzve përreth jush, shkenca ka kohë që ka një mesazh të qartë për ju:e keni gabim. Ky është një mit. Gjatë dekadave të fundit, janë kryer shumë studime në kërkim të një lidhjeje të tillë, dhe praktikisht nuk ka pasur asnjë provë për ndonjë efekt të Hënës në sjelljen njerëzore.

Por ndoshta shkenca ka kërkuar në vendet e gabuara. Sipas disa studimeve të reja, kërkimevetë dikurshme mbi ciklet e Hënës u ka munguar një model. Dejvid Averi, psikiatër në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit, është i specializuar në trajtimin e çrregullimeve të humorit.

Ai ka kryer kërkime të gjera mbi ritmet cirkadiane të njeriut dhe fototerapinë. Në vitin 2004, tek ai u paraqit një pacient me çrregullim bipolar. Ai ishte inxhinier në profesion, një njeri tëcilin Averi e përshkruan si “shumë metodik dhe të organizuar”.

Në një përpjekje për të kuptuar se çfarë po i shkaktonte ndryshimet e humorit, inxhinieri kishte mbajtur shënime të përpikta të cikleve të tij të gjumit dhe zgjimit, të cilat ia tregoi Averit. Pacienti do të kalonte nga rreth 2 javë me gjumë të trazuar, në 2 javë me gjumë të tepruar.

Gjatë periudhave me më pak gjumë nga normalja, ai do të kishte sjellje maniakale. Gjatë fazave të gjumit të tepërt, do të zhytej në depresion. Lidhja midis gjumit dhe çrregullimit bipolar nuk është e re. Aleksandra Gold, eksperte në Shkollën Mjekësore të Harvardit, hulumtimi i së cilës përfshin rolin e gjumit në çrregullimin bipolar, thekson se “kërkimet ndër dekada kanë treguar se oraret e rregullta dhe drita, janë ndër elementët kryesorë qëdiktojnë ruajtjen e stabilitetit të humorit”.

Pjesa më e madhe e këtij hulumtimi ishte kryer nga Averi. Por qasja ishte e ndryshme. Modelet e gjumit të pacientit të tij, nuk përputheshin me ciklet e Hënës së shndritshme dhe asaj të errët. Dhe inxhinieri flinte në një dhomë që ishte plotësisht e errët, pavarësisht nga gjatësia e ditës apo faza e Hënës.

Por modelet e tij të gjumit përputheshin në mënyrë të përkryer me ciklet e baticës. Kur Averii vendosi të dhënat në një program Excel, zbuloi dhe modelin. Sipas tij, netët me pak ose aspak gjumë, përkonin rregullisht me ciklin e baticës që ndodhte gjatë Hënës së plotë dhe Hënës së re.

Ndërkohë, netët me 12 orë gjumë përkonin rregullisht me ciklin e baticës që shoqëronte gjysmëhënat. Është e qartë se efekti vinte nga gravitacioni (batica), dhe jo nga ndriçimi (Hënë e plotë/Hënë e re). Ndonëse Averi e vuri re menjëherë këtë model, ai nuk i publikoi rezultatet e kërkimit të tij

Sado mbresëlënës që ishte modeli, ai nuk mund të gjente asnjë mekanizëm për të. Mbi tëgjitha bëhej fjalë për vetëm 1 pacient. Të dhënat mbetën në një sirtar skedarësh për më shumë se 1 dekadë. Në vitet 1970, Tomas Uer, sot ekspert në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor në SHBA, dhe një nga pionierët e kërkimit mbi gjumin dhe ritmet cirkadiane te njerëzit, analizoi modelet e gjumit të 17 pacientëve me çrregullim bipolar, dhe vuri në dukje modele të çuditshme, të cilat dukej se përputheshin me ciklet e Hënës.

Megjithatë, pacientët e tij ndikoheshin nga një cikël hënor shumë më kompleks sesa pacienti i Averi. Dhe ata nuk kishin mbajtur shënime të detajuara të gjumit si inxhinieri. Uer ishte në mëdyshje mbi të dhënat e mbledhura. Çelësi ishte pacienti i Averit. Të dy studiuesit u bashkuan për të analizuar të dhënat, dhe në vitin 2018, Averi dhe Uer publikuan një dokument që detajon zbulimin e tyre të përbashkët.

Në fakt, Hëna ndikon realisht mbi gjendjen shpirtërore të njerëzve. Dekada e studimeve tëkaluara nuk e kishin gjetur dot këtë efekt, pasi ishin fokusuar vetëm tek një lloj cikli hënor, dhe kishin vëzhguar grupe njerëzish, përgjigjet e ndryshme të të cilëve anulonin njëra-tjetrën.

Modeli është aty. Por siç vuri në dukje Averi në vitin 2004, mekanizmi mbetet ende një mister. Një mundësi, thotë ai, është që sistemi vestibular, shumë i rëndësishëm për ekuilibrin dhe që mund të gjurmojë gravitetin, mund të ndikojë tek gjumi dhe ritmet cirkadiane.

Por ka edhe hipoteza të tjera. “Hëna mund ta ndryshojë fushën magnetike, duke shkaktuar ndryshime të kriptokromeve në hipotalamus, dhe duke ndryshuar kësisoj edhe orën e trupit.Por tani, duket sikur i dyshuari kryesor është graviteti”- thekson ai.

Elementë të tjerë përveç cikleve të gjumë-zgjimit, si ciklet menstruale, ka të ngjarë të ndikohen edhe nga më shumë se një lloj cikli hënor, siç e thekson Uer në studimin e këtij viti. Por ka ende shumë punë për të bërë. “Kjo është një fushë e re emocionuese e kërkimit. Dhe ka shumë më tepër për të mësuar rreth cikleve hënore dhe humorit”- thotë Gold. Ndërkohë, nëse modelet tuaja të gjumit apo gjendja shpirtërore duket se ndjekin një model misterioz, mos supozoni se kjo nuk ka të bëjë fare me Hënën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!