“A ndiheni keq që turpëroni një idhull fëmijërie si Lionel Messi?”, ishte pyetja ngacmuese për Leon Goretzka, mesfushorin e Bayern Munich, që bëri një ndeshje shumë të mirë kundër Barcelonës. Si gjerman, ai nuk kishte mëshirë në fushë dhe nuk ka as jashtë saj.
“Jo, nuk ndihem keq. Madje mund të them se ishte argëtuese”, u përgjigj Goretzka. “Është e vështirë t’i gjesh fjalët kaq shpejt, sapo ndeshja ka mbaruar. Mendoj se do të duhen disa ditë për ta përpunuar këtë rezultat.
Ne kemi kaq shumë besim, por siç e kemi thënë edhe në dhomat e zhveshjes, ishte vetëm një hap nga tre hapat që duhen bërë”, përfundoi Goretzka, për Sky Sport. /abcnews.al
Does it hurt to see Messi like that?
? — Goretzka (Bayern): "No, it doesn't hurt. I enjoyed it." pic.twitter.com/8Zr1lYRr99
— Barça Universal (@BarcaUniversal) August 14, 2020