A na ndihmon muzika të jemi më efektivë në palestër?

schedule09:27 - 9 Janar, 2020

schedule 09:27 - 9 Janar, 2020

Së fundi është realizuar një eksperiment, nga një profesore e fitnesit dhe shëndetit në Universitetin Ulster, për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Gjatë një  studimi morën pjesë 24 vullnetarë të moshës midis 25 dhe 65-vjeçare, të cilët u ndanë rastësisht në dy grupe.

Njërit iu dha pedometër dhe iu kërkua të ecte 10,000 hapa në ditë, ndërsa grupi tjetër inkurajohej të ecte me shpejtësi për 30 minuta në ditë, duke dëgjuar muzikën që ishte zgjedhur për ta.

“Lajmi i mirë është që kemi parë ndryshime pozitive në të dy grupet, por ata që ecnin me shpejtësi duke dëgjuar muzikë patën përmirësime pak më të mëdha sesa ata që po bënin 10,000 hapat”, tha ekspertja e fitnesit.

Këta të fundit patën një ulje mesatare në yndyrën e trupit prej 1.8%, ndërsa ata që dëgjonin muzikë 2.4%.

Pra, mesazhi është, nëse doni të mbani në formë, mendjen dhe fizikun, vendosni kufjet dhe nisni vrapin sa më shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!