A na mbrojnë produktet kozmetike me faktor mbrojtës nga rrezet e diellit?

schedule10:32 - 15 Prill, 2021

schedule 10:32 - 15 Prill, 2021

Me hyrjen e pranverës, lëkura është më e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Përveç djegieve të mundshme, të cilat ndodhin zakonisht gjatë verës, dielli është përgjegjës për plakjen e parakohshme, shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave. Për një zgjidhje i drejtohemi kremit mbrojtës më SPF të lartë.

Sidoqoftë, jo të gjithë e ndjekin këtë udhëzim, anashkalojnë përdorimin e kremit me argumentin se produktet kozmetike që përdorin kanë një mbrojtje, duke menduar se është e mjaftueshme. Por kjo nuk është gjëja e duhur për të bërë.

SPF-ja e produkteve të make up-it nuk është aspak e mjaftueshme për të na mbrojtur nga rrezatimi ultraviolet. Po, mbron pak, por jo plotësisht. Nëse do të ishte kështu, do t’ju duhej të aplikoni make up të paktën 7 herë në ditë. Mbrojtja SPF së kozmetikës zvogëlohet shpejt sepse bëhet kimikisht.

Kjo do të thotë që nga momenti kur aplikoni make up-in me faktor mbrojtës, mbrojtja nga dielli do të zgjasë për një kohë shumë të shkurtër. Prandaj, rekomandohet që pavarësisht nëse aplikoni ose jo make up, duhet ta vendosni me patjetër kremin kundër diellit. /abcnews.al