A na dëgjojnë qentë kur flasim? Ja çfarë thotë studimi i ri

schedule14:34 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 14:34 - 9 Dhjetor, 2020

Mund të mendoni se qeni juaj kupton çdo fjalë që i thoni, por një studim i ri tregon të kundërtën. Pavarësisht aftësive të tyre dëgjimore për të interpretuar tingujt e të folurit, qentë nuk i dëgjojnë ndryshimet midis fjalëve ashtu si njerëzit.

Disa studiues nga Universiteti Eötvös Loránd në Budapest matën aktivitetin e trurit të qenve të familjes duke përdorur një teknikë të quajtur elektroencefalografi, e cila përfshinte ngjitjen e elektrodave në kokat e kafshëve.

Studiuesit përdorën ndaj tyre fjalë udhëzuese të tilla si “Ulu”, fjalë të ngjashme por të pakuptimta (“sut”), dhe fjalë shumë të ndryshme të pakuptimta (“bep”). Ekspertët zbuluan se qentë mund të tregonin shpejt dhe qartë ndryshimin midis fjalëve të njohura udhëzuese dhe fjalëve të pakuptimta.

Por, kur fjalët ishin të ngjashmë në tingull, ato nuk i kushtonin shumë vëmendje dhe nuk bënin dot një diferencim. “Qentë njihen për aftësinë e tyre dëgjimore, por duket se nuk i kushtojnë vëmendje të gjithë tingujve. Një qen normal është në gjendje të mësojë vetëm disa udhëzime në jetën e tij.” tha studiuesja Lilla Magyari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!