Iluzione optike dhe lojëra truri të ndryshme që shihen në internet janë për t’i argëtuar njerëzit të paktën për një kohë dhe ilustrimi i fundit që qarkullon në rrjetet sociale ka arritur të bëhet viral.
Autori i kësaj enigme fshehu me mjeshtëri tetë objekte në ilustrim që nuk janë aspak të lehta për t’u gjetur dhe detyra juaj është t’i dalloni ato.
Në ilustrim shohim dy vajza dhe një qen që vrapojnë në natyrë dhe gjërat e fshehura që duhen kërkuar janë: një rosë, një dardhë, një kërpudha, një iriq, një lule, një kërmilli, një mollëkuqe dhe gjethe.
Por kini kujdes, objektet që kërkoni nuk kanë të njëjtën ngjyrë siç janë paraqitur në pjesën e sipërme të enigmës.
Rekordi aktual për gjetjen e të tetë artikujve është 11 sekonda, sa kohë ju desh?/abcnews.al