A mund të shkëlqejë Naftali Bennett nën hijen e Netanyahut?

schedule09:40 - 9 Qershor, 2021

schedule 09:40 - 9 Qershor, 2021

Nga George Birnbaum, Politico.eu

Pas 12 vitesh si kryeministër, ditët e qeverisjes për Benjamin Netanyahu janë të numëruara dhe qeveria e tij duket se do të zëvendësohet nga një koalicion i përbërë nga tetë parti të opozitës. Anëtarët e kësaj aleance përfshijnë spektrin ideologjik – nga e majta, partia socialdemokrate e Meretz te e djathta, nacionaliste Yamina.

Gjithashtu pjesë e koalicionit është edhe partia Islamike Arabe Ra’am, hera e parë në historinë e Izraelit që një parti Arabe do të jetë pjesë e një qeverie. Nëse kjo “qeveri e ndryshimit” fiton besimin gjatë ditëve në vijim, vendi do të qeveriset nga Naftali Bennett – një politikan jashtëzakonisht i zoti.

Ai është një person i disiplinuar, i zgjuar, sipërmarrës dhe që kërkon të përmirësojë rrënjësisht jetën e të gjithë izraelitëve, hebrenjve dhe arabëve. Por pavarësisht çdo situate, ai ka ndërmarrë një rrezik të madh.  Sidoqoftë ai ka demonstruar udhëheqje të vërtetë dhe ka treguar angazhimin e tij pasionant ndaj Izraelit dhe ndaj popullit, raporton abcnews.al

Në 25 vite, në Izrael gjithmonë ka pasur një ndarje ideologjike: paqja kundër sigurisë, laiku kundër fesë, por këto zgjedhje ishin unike. Ndarja ishte midis pro dhe kundër kryeministrit më të gjatë të Izraelit. Kjo është e vetmja gjë që i ka bërë së bashku ato parti të kundërta të koalicionit – dhe kjo është ajo që do ta bëjë fazën tjetër kaq të rrezikshme për Bennett, dhe për të gjithë anëtarët e tjerë të koalicionit të tij.

Zgjedhja është pjesa më e  lehtë. Qeverisja do të jetë shumë më e vështirë.  Bennett do ti duhet të lundrojë në streset dhe tensionet e qeverisë së koalicionit në një vend që ka ende tensione të mëdha politike dhe ekonomike.

Udhëheqësit e koalicionit sigurisht do të bëjnë më të mirën për të shmangur çështjet më të ndjeshme me të cilat po përballet Izraeli. Sidoqoftë, dëshira nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje me dy shtete po rritet gjithnjë e më shumë dhe tensioni midis Izraelit dhe Hamasit mbetet ende një pikë e nxehtë pas konfliktit të fundit, raporton abcnews.al

Gjithashtu ka kosto sociale dhe ekonomike për shkak të  pandemisë COVID-19. Një sfidë më vete, por gjithashtu  kjo është një mundësi që Naftali dhe të tjerët të përdorin këtë detyrë të rëndësishme si një themel mbi të cilin të ndërtojnë ura për diskutime të rëndësishme politike.

Por ekziston një gjë e sigurt, hija e Netanyahut do të vazhdojë të jetë prezentë gjatë muajve të ardhshëm. Netanyahu e ka treguar veten se mund të jetë si një magjistar politik dhe ti mbijetojë situatave më të vështira politike.

Ai nuk do të largohet pa luftë dhe nëse humbet besimin e popullit javën e ardhshme, ai do të jetë i pamëshirshëm në opozitë. Shumë nga 61 anëtarët e Knesset që kanë bashkuar forcat për të rrëzuar Netaynahu janë tashmë të kujdesshëm ndaj një koalicioni kaq të gjerë.

Ata do ta gjejnë veten nën presion kolosal.  Por Netanyahu do të vazhdojë të luftojë pavarësisht humbjes. Çfarëdo që të ndodhë, njerëzimi ka qenë dëshmitar i  historisë botërore. Shumë besojnë se  personaliteti i disiplinuar i Bennett, burrëria e tij dhe vendosmëria për t’i dhënë izraelitëve stabilitet dhe për të shmangur zgjedhjet e pesta në dy vite do të bëjnë që ai të vazhdojë përpara.

Do të jetë sfida më e madhe e jetës së tij, por mund kjo mund të bëjë më të bashkuar Izraelin. Dhe një Izrael i bashkuar është diçka pozitive për Lindjen e Mesme dhe botën. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!