A mund të qëndrojmë me kripën e detit në flokë ditën tjetër? Flet eksperti

schedule15:37 - 30 Gusht, 2021

schedule 15:37 - 30 Gusht, 2021

Nuk ka dyshim se valët e plazhit, që formohen në flokët tanë pas një noti në det, janë modeli përfundimtar i stilit të verës. Por a është e mundur, që t’i mbani thjesht me kripë deti, deri në atë pikë sa nuk doni të laheni. Pyetja në këtë rast është një: A mund të qëndrojmë me kripën në flokët tonë të nesërmen pa u larë? Sa negative është, në fund të fundit?

Sa kohë mund të qëndroj me kripë deti në flokët e mi? Përgjigja e ekspertit të flokëve:

“Uji i detit ka një pH alkali dhe si rezultat, flokët janë dhe duken më të fryrë, pra me volum shtesë. Nga ana tjetër, kripa e detit dehidraton shumë flokët, duke i bërë më të prirur për konsum. Për këtë arsye, është mirë të mos qendrojmë më shumë se një ditë me kripë në flokët tanë.

Tani, nëse nuk arrini të laheni ose shpëlaheni menjëherë pasi të notoni në plazh dhe ju mbetet kripë në flokë, mund të përdorni ose shampo të thatë ose një produkt në formën e llakut ose kremit, i cili do të hidratojë dhe pastroni rrënjën tani për tani. Të nesërmen, natyrisht, duhet të lahesh!

“Valët e Plazhit” pa qenë në plazh

Tani, nuk duhet të harroni në asnjë rast, se ekziston një mënyrë për të arritur valët e plazhit pa pasur nevojë të jeni në plazh, pa qëndruar me ujë të kripur për orë të tëra në flokët tuaj, pa u lodhur fare. Markat e bukurisë janë kujdesur që të krijojnë llakun e duhur të flokëve, shumica e të cilëve përmbajnë ujë të kripur në përbërjen e tyre, në mënyrë që të realizojnë ëndrrën e “valëve të plazhit”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!