A mund të ndjejë vërtet Inteligjenca Artificiale?

schedule10:52 - 15 Qershor, 2022

schedule 10:52 - 15 Qershor, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Më 11 qershor, Washington Post raportoi se një inxhinier i Google, Blake Lemoine, ishte pezulluar nga puna me arsyetimin se ky i fundit tha se një robot i kompanisë amerikane të teknologjisë ‘ka ndërgjegje, është i ndjeshëm dhe arsyeton njësoj si një njeri’.

A ka arritur LaMDA të ketë ndjeshmëri? Dhe nëse jo, a mund të ndodhë një ditë?

Së pari, nuk është e vërtetë. Argumenti për inteligjencën është i ndërlikuar sepse, pavarësisht dekadave të kërkimit, askush nuk e kupton vërtet se si shembulli kryesor – truri  funksionon në detaje. Në të njëjtën kohë, nuk është plotësisht e qartë se çfarë nënkupton Lemoine me fjalën “ndjeshmëri”.

Në filozofi, ndjeshmëria nënkupton aftësinë për të përjetuar ndjesi, të tilla si etja, shkëlqimi ose konfuzioni. Por nganjëherë përdoret më shumë gjatë bisedave duke nënkuptuar vetëdijen, emocionet, një dëshirë për vetë-ruajtje dhe të tilla të  ngjashme, raporton abcnews.al.

Argumenti i Lemoine duket se mbështetet në përgjigjet e besueshme të sistemit për pyetjet e tij.

Duket drithëruese, por ndoshta nuk është befasuese. Siç shpjegoi kolegu i Lemoine, Blaise Agüera y Arcas, në një artikull të fundit për The Economist,  makinat inteligjente si LaMDA punojnë duke përpunuar  sasi të mëdha të dhënash – në këtë rast libra, artikuj dhe tekste të të gjitha llojeve, që janë fshirë nga interneti.

Më pas ndërton një model se si funksionon gjuha.  Kjo e lejon atë, për shembull, të kompozojë paragrafë në stilin e Jane Austen, apo edhe të imitojë The Economist. E gjithë kjo përforcon faktin, se koncepti i të kuptuarit nuk është domosdoshmërisht i njëjtë me realitetin.

Në vitin 1980, John Searle, një filozof, parashtroi argumentin “Dhoma kineze”, në të cilin ai zbatoi  një grup rregullash mjaft të ndërlikuara,  ku mund të lejonte dikë që nuk kupton gjuhën kineze të përkthente fjali nga anglishtja.

Siç shkroi Douglas Hofstadter, një tjetër studiues i AI, kohët e fundit në një artikull për The Economist,  ekziston mundësia të testosh zgjuarsinë e një modeli të AI duke i bërë pyetje kreative, por të pakuptimta.

Pyesni, për shembull, ” Kur transportoi për herë të parë Egjipti nga Ura e Portës së Artë. Kjo do ju informojë se kjo ngjarje e pabesueshme ndodhi në tetor të 2017-ës?

Biologët mund të argumentojnë se pyetja nëse Inteligjenca Artificiale do të arrijnë ndonjëherë ndjeshmërinë është në vetvete një pyetje antropomorfike, sepse nuk ka asnjë arsye për të besuar se inteligjenca njerëzore – me vetëdije, emocione dhe me aftësi si riprodhimi, agresioni dhe vetë-ruajtje është forma e vetme e mundshme.

Truri i njeriut është një makinë e paplanifikuar, e bashkuar nga seleksionimi natyror për të ndihmuar në sigurimin e mbijetesës dhe aftësisë riprodhuese.

AI nuk i nënshtrohet përzgjedhjes darviniane.

Pra, duket e rrezikshme të supozohet se inteligjenca artificiale mund të ngjasojë me njeriun përveç nëse projektuesit e tij njerëzorë përpiqen ta ndërtojnë atë në njejtën mënyrë. (Për të kuptuar një analogji të tillë, marrin si shembull një zog dhe një aeroplan, të cilët mund të fluturojnë. Por vetëm njëri e bën këtë duke përplasur krahët.)

Dhe në çdo rast, një mësim tjetër nga biologjia duket se është se përpunimi kompleks kognitiv mund të ndodhë pa nevojën e ndjeshmërisë. Truri ndërton një pamje vizuale të botës, për shembull, nga koncepte primitive si skajet, lëvizja, drita dhe errësira.

E gjithë kjo ndodh përtej mundësive të vetëdijes. Vetëm produkti përfundimtar – pamja përfundimtare e botës siç shihet përmes syve tuaj paraqitet si inspektim. E gjithë kjo do të thotë se LaMDA pothuajse me siguri nuk është e ndjeshme. Por ata që pyesin se si mund të reagojë shoqëria nëse ndonjëherë ndërtohet një robot që ka ndjeshmëri, tashmë kanë shumë shembuj për t’u marrë në konsideratë.

Shumica e njerëzve besojnë se majmunët janë të ndjeshëm, për të mos përmendur kafshët e tjera si qentë, macet, lopët dhe derrat. Disa mbahen si kafshë shtëpiake; të tjerat përdoren për kërkime mjekësore; disa rriten dhe theren për mishin e tyre.

Kjo mund të jetë e pakëndëshme për çdo AI të ngjashme me njeriun.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!