Gazetari Besar Likmeta në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi ka komentuar vendimin e fundit të DASH, e cila ka shtuar emra të rinj në listën e saj të personave non-grata nga Shqipëria.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi lidhur me akuzat që bëhen në Shqipëri nëse politikanët shqiptarë mund të influencojnë në DASH për shpalljen non-grata të kundërshtarëve të tyre, Likmeta tha se kjo nuk ka asnjë mundësi.
Sa i përket mesazhit të fundit të ambasadores Yuri Kim e cila paralajmëronte personat non-grata por edhe ata që pengojnë Reformën në Drejtësi, Likmeta tha se ky ëhstë një paralajmërim për të shpallur të tjerë persona non-grata.
Pjesë nga biseda:
Likmeta: Këto mund të jenë sanksione financiare por dhe sanksione diplomatike. Në rast se vendosen nga DASH sanksionet janë me ndalimin e personave për të udhëtuar drejt SHBA-ve. Nëse vjen nga Departamenti i Thesarit ato prekin pasurinë.
Xhokaxhi: A duhet të reagojnë autoritet e drejtësisë në vend kur zyrtari është shpallur non-grata. A duhet të vepronte SPAK ndaj Berishës apo të tjerëve?
Likmeta: Kur ka dyshime të arsyeshme që zyrtari është i përfshirë në aktivitete kriminal, është normale që institucioni ligjzbatues të nisë hetimet. Hetimi i mirëfilltë mbase nuk përmbushet nga deklarata e DASH apo departamenti i Thesarit sepse ato nuk shoqërohen me fakte.
Xhokaxhi: Po në rast se institucionet e drejtësisë shqiptare kërkojnë informacion në SHBA e marrin?
Likmeta: Jo domosdoshmërisht, në këtë rast bëhet një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë, por kjo varet nga vullneti i shteteve për të ndarë informacion. Ajo që mendoj unë është që autoritet ligjzbatuese shqiptare nuk kanë pse kërkojnë informacion në SHBA, pasi kanë mjaftueshëm informacion të mbledhur gjatë viteve. Pamë që kur iu bë vettingu qindra zyrtarë të drejtësisë kishin lidhje me krimin, të tjerë kishin probleme me pasurinë. Por edhe po të shohim qeverinë ka probleme me pasurinë. Pra nuk duhet të shkojmë derri në SHBA, mjafton të shohim faktet e mbledhura në vite. Ajo që ëhstë e qartë është se në Shqipëri ka një korrupsion endimik në nivelet më të larta.
Xhokaxhi: Ajo çfarë shohim është nënshkrimi që përveç individit përfshihen dhe familjarët e ngushtë. Në rastin e fundit kemi një deputet të Shqipërisë babai i të cilit është shpallur non-grata nga SHBA?
Likmeta: SHBA si vendi më i madh në botë është qasja që kërkon të vendosë me një individ të caktuar, kjo është ajo që i thonë Shqipërisë që ne nuk duam të kemi të bëjmë me këta njerëz sepse minojnë demokracinë. Nëse aleti ynë thotë se këta individë janë kërcënim për demokracinë, çfarë kuptimi ka që politikanët tanë të vazhdojnë të qëndrojnë.
Xhokaxhi: Ornaldo Rakipi nga foltorja e parlamentit akuzoi Lulzim Bashën se është ai fajtori që babai i tij u shpall non-grata nga SHBA. A ka mundësi që politikanët shqiptarë të lobojnë për shpallje non-grata?
Likmeta: Zero. Ajo që kemi parë gjatë viteve është se Basha, Rama, Berisha kanë paguar qindra mijëra euro vetëm për të shtrënguar duart me zyrtarë amerikanë.
Xhokaxhi: Gjatë kohës që flasim ka një tëitt nga ambasadorja e SHBA për Reformën në Drejtësi. Si e sheh këtë ndërhyrje të radhës nga ambasadorja e SHBA?
Likmeta: Reforma në Drejtësi sigurisht qëe ka problematikën e saj. Sistemin i drejtësisë është më delikati në një sistem demokratik, ka dhe shumë armiq, për shkakun se është një ndryshim rrënjësoret, por nëse do të krijosh një sistem më llogaridhënës, ky përbën kërcënim për politikanët. Kam përshtypjen se zonja Kim po çon një mesazh të drejtpërdrejtë për personat që po minojnë sistemin e drejtësisë. Nuk besoj se një ditë do të shpallet non-grata një person që ka penguar këtë proces.
/T.H/Abcnews.al/