A mund të mbeteni miq me ish-partnerin tuaj? Çfarë tregoi studimi

schedule20:36 - 20 Maj, 2022

schedule 20:36 - 20 Maj, 2022

Hulumtimet kanë treguar se dy persona që kanë qenë të lidhur mund të mbeten miq edhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre. Megjithatë, revista Journal of Social and Personal Relationships ka kryer një studim të ri për të shuar dilemën nëse mund të qëndroni miq me ish-partnerin/en tuaj.

Studimi shqyrtoi disa çifte nga 18 deri në 30 vjeç për një vit. Çiftet intervistoheshin çdo katër muaj dhe vlerësohej kënaqësia, përkushtimi dhe pikëpamjet për marrëdhënien e tyre. Studiuesit pyetën çiftet që u ndanë për të parë se sa shpesh i shihnin ish-et e tyre dhe çfarë qëndrimi kishin ndaj tyre.

Kenneth Tan nga Universiteti Purdue tha se hulumtimi tregon se përkushtimi i çifteve gjatë marrëdhënies së tyre është efektiv në ruajtjen e miqësive pas ndarjes.“Kur një marrëdhënie përfundon, ndjenjat e angazhimit nuk zhduken menjëherë ashtu si lidhjet emocionale gjatë një lidhjeje”, tha ai.

Ai shtoi se nëse mes dy personave kishte një miqësi para se të fillonin një lidhje, ata mund të vazhdonin sërish si miq. Pra, hulumtimi tregon se miqësia mes ish të dashuruarve varet nëse ata kanë qenë miq para fillimit të marrëdhënies së tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!