Një transportues makinash, me nëntë mjetë në rimorkio, është bllokuar në një korsi të ngushtë fshati.
Banorja Angela Boyd e vuri re kamionin teksa ecte me qenin dhe u “trondit” kur e pa atë të futur në një korsi pranë Ëellington, Somerset.
“Thjesht nuk mund ta besoja, pse një automjet kaq i madh do të përpiqej të zbriste në një hapësirë kaq të vogël”, tha Angela.
Automjeti mendohet të jetë në pritje të shpëtimit dhe vetëm po bllokon hyrjen në një numër shumë të vogël shtëpish.
“Do të jetë një punë masive për ta nxjerrë atë. Pjesa e përparme e automjetit është bllokuar pikërisht në anën e korsisë. Një nga makinat e montuara në kamion është përplasur në degën e lisit”, tha Angela.
Ky lloj bllokimi të kujtopn ngjarjen e kanalit të Suezit, ku një anije gjigante bllokoi hyrjen për anijet e tjera.
Për ngjarjen është njoftuar policia.