A mund të destabilizojë BE-në anëtarësimi i Ukrainës dhe Moldavisë?

schedule10:35 - 2 Maj, 2024

schedule 10:35 - 2 Maj, 2024

Për më shumë se një dekadë BE-ja duket sikur kishte mbyllur ciklin, me shumë vende që presin me durim në radhë për t’u anëtarësuar.

Megjithatë, nën presionin e pushtimit rus të Ukrainës, shumë gjëra kanë ndryshuar. Në dhjetor, BE vendosi të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.

“Për arsye të qarta BE-ja tani e sheh zgjerimin si një mjet për më shumë siguri. Buxheti mbetet një pjesë integrale e negociatave, por mund të mos jetë domosdoshmërisht faktori vendimtar”, tha për DË Thu Nguyen, zëvendësdrejtor i qendrës së pavarur të mendimit me qendër në Berlin, Center Jacques Delors.

Interesi praktik i Brukselit për zgjerimin drejt lindjes shoqërohet nga shqetësimet e vendeve anëtare dhe të qytetarëve europianë për humbjet e mundshme ekonomike. BE-ja shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit të saj për zhvillimin rajonal dhe bujqësinë, raporton abcnews.al.

Shtetet anëtare më pak të pasura marrin më shumë para nga arkat europiane sesa paguajnë. Tetë vendet që kërkojnë anëtarësim janë të gjitha më të varfëra se 27 shtetet anëtare ekzistuese.

Anëtarësimi i Ukrainës do ta gjunjëzonte BE-në ekonomikisht

Për Jasna Pejovic nga Mali i Zi, anëtarësimi në BE do t’i jepte vendit të saj “legjitimitet më të madh”. Mali i Zi aktualisht është ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në BE me 80% të popullsisë në favor të anëtarësimit në familjen europiane.

Me një popullsi prej vetëm 630,000 banorësh, Mali i Zi konsiderohet një vend i vogël, si shumë të tjerë në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht që nuk do t’i bënte një barrë të rëndë buxhetit të BE-së.

Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të ofronte perspektiva të rëndësishme ekonomike për miliona njerëz, me një kosto të menaxhueshme për BE-në. Megjithatë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë qenë kandidate për anëtarësim në BE për më shumë se dhjetë vjet. Maqedonia e Veriut në fakt për dy dekada.

Kohët e fundit një vend i ri kandidat u shfaq në horizont: Ukraina. I goditur rëndë nga pushtimi rus, vendit iu dha statusi i kandidatit në qershor 2022.

Më i populluari (38 milionë banorë) dhe më i varfëri nga të gjitha vendet kandidate, megjithatë, është një ndryshim i lojës, thotë Nathalie Tocchi, këshilltare e dy vendeve, për shkak të madhësisë, sektorit bujqësor, pasurisë dhe, mbi të gjitha, për shkak se është një vend në luftë, rindërtimi i të cilit kërkon të paktën 500 miliardë euro, raporton abcnews.al.

256 miliardë do të kushtonte përfshirja e të gjitha vendeve kandidate

Për disa shtete anëtare, kjo do të nënkuptonte konkurrencë të padëshiruar në tregun e vetëm. Polonia, për shembull, është sot një nga prodhuesit më konkurrues të ushqimit në BE, 20 vjet pas anëtarësimit në 2004.

Nëse Ukraina do të anëtarësohej në BE, primati i Polonisë do të kërcënohej, sepse njësitë bujqësore të industrializuara të Ukrainës eklipsojnë ato europiane.

Sipas një hetimi të brendshëm nga Këshilli Europian, anëtarësimi i të gjitha vendeve kandidate do t’i kushtonte BE-së 256 miliardë euro, ndërsa vetëm Ukraina do të merrte 186 miliardë euro nga fondet europiane gjatë shtatë viteve, pa përfshirë kostot e rindërtimit të vendit.

Kreu i qendrës Zhak Delors Thu Nguyen vlerëson megjithatë se “ndikimi ekonomik nuk do të ishte aq i lartë sa sugjerojnë disa të dhëna”. Disa nga vendet anëtare të BE-së po avancojnë procesin e anëtarësimit me shpejtësi të paparë.

Nëse do ta arrijnë apo jo qëllimin e tyre do të varet nga përbërja e ardhshme e Parlamentit të ri Europian që do të zgjidhet në qershor.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!