A mund ta zëvendësojë kjo pije kafenë?

schedule10:48 - 11 Gusht, 2020

schedule 10:48 - 11 Gusht, 2020

Ekziston një pije që sipas ekspertëve përmban më shumë kafeinë se një gjysmë filxhani espreso.

Bëhet fjalë për çajin e gjelbër të bluar,  i cili është bërë i njohur në gjithë botën. Ky çaj ka shumë cilësi shëruese, nga përmirësimi i funksionet të trurit,  përqendrimi, redukton peshën trupore, si edhe shëron shumë probleme shëndetësore.

Fletët nga të cilat përftohet ky çaj u kontribuojnë të gjitha përparësive të mëparshme dhe gjithsesi kanë efekt më të madh se ekstraktet.

Ato përmbajnë teaninin-L apo aminothartirën e cila relakson dhe krijon ndjenjë të mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!