A martohemi bashkë? Gjithçka shkoi sipas planit deri sa policia e kuptoi “filmin” mes shqiptares dhe italianes

schedule14:13 - 20 Nëntor, 2019

schedule 14:13 - 20 Nëntor, 2019

Një borxh prej 1 mijë eurosh për kokainë bëri që policia të ndërhyjë në ceremoninë e dasmës mes një shqiptari dhe një italianeje në Montichiari.

Gjithçka nisi pasi 40 vjeçarja italiane kishte menduar një plan për të shlyer borxhin 1 mijë euro pasi kishte blerë kokainë.

Përmes martesës me shqiptarin 42 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, italiania do të merrte paratë për të shlyer borxhin, ndërsa bashkëshorti do të merrte dokumentet italiane.

Gjithçka po shkonte sipas planit deri sa policia zbuloi gjithçka dhe ndërhyri gjatë ceremonisë së dasmës duke prishur çdo gjë, ndërkohë që gjatë kontrollit në shtëpi zbuloi sasi të konsiderueshme droge dhe parash të thata që përdoreshin për qëllime kriminale. /abcnews.al