Vera është koha ideale për të lexuar një libër. Ndërsa dëgjon zhurmën e valëve të detit, kënaqësi të jep edhe shfletimi i një libri.
Për këtë arsye, “Edicioni Veror” ka pyetur pushuesit në plazhin e Gjirit të Lalzit nëse preferojnë që gjatë pushimit buzë detit, të humbasin në historitë e shkuara e zeza në të bardhë.
“Unë po lexoj Enver Hoxha nga Blendi Fevziu. Lexoj shpesh. Çdo ditë marr nga një libër,” thotë nje pushues.
Ndërsa një vajzë tjetër thotë për mikrofonin e Abc News se së fundmi ka lexuar një libër të Osho-s mbi martesën dhe marrëdhënien në çift.
Nuk munguan edhe ata pushues që treguan se në vend të librave preferojnë të merren me lojëra argëtuese.
“Për hir të vërtetës nuk janë të shumtë shqiptarët që lexojnë libra. Jo si jashtë që në një udhëtim me tren apo avion i sheh duke hap libra. Kam dy ditë këtu, shumë rrallë shoh që lexojnë. Unë nuk lexoj,” u shpreh një pushues tjetër. /abcnews.al/