Ish-lojtari i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini u largua nga Juventusi pas 18 vitesh dhe u vendos te Los Angeles.
Kjelini është një nga emrat më të mëdhenj që performon aktualisht në MLS dhe si i tillë shpesh merr ftesa për t’u shfaqur në emision. Prej vitesh ai njihej si një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe njihet edhe si një nga shakaxhinjtë më të mirë në mesin e futbollistëve.
Kështu e bëri publikun të qeshë gjatë një paraqitje të fundit të ftuar në një podcast. Domethënë, drejtuesi i emisionit e pyeti nëse është e vërtetë që futbollistët falë popullaritetit të tyre kanë më shumë shanse me femra se sa të zakonshmit dhe Kjelini më pas ka dhënë një përgjigje që i ka bërë të gjithë të qeshin.
“A kanë futbollistët shanse më të mira me femrat? Më shiko, unë jam i shëmtuar si hajdut. Pra, po”, i tha Kiellini. /abcnews.al/
❓ Question : « Être footballeur, ça permet de coucher avec plus de monde ? »
?️ Chiellini : « Regardes moi, je suis moche comme la faim… OUI !! » ??
(Via @teamseriea1)pic.twitter.com/gUlLn0AWaB
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) August 18, 2022