Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A ka të ardhme Mitaj në Arabi? Mbrojtësi i kombëtares po kalon një moment tepër të vështirë

schedule15:29 - 27 Shtator, 2025

schedule 15:29 - 27 Shtator, 2025

Ishte pikërisht njeriu që vuri veton për të.

Trajneri Loran Blank cilësohet si faktori kryesor që Mario Mitaj qendroi tek Al Itihad në Arabinë Saudite, ndërsa në vetëm pak ditë situata sikur është përmbysur.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e së premtes në mbrëmje që ekipi i tij e luajti ndaj Al Nasrit të Kristiano Ronaldos.

Superylli portugez udhëhoqi ekipin në fitoren 2-0 duke mbajtur vendin e parë, e duke thyer kampionët, ndërsa që përpara duelit mediat saudite kishin hedhur në treg lajmin bombastik.

“Sulmuesi francez, Karim Benzema, bëri që mbrojtësi Mario Mitaj të përjashtohej nga El Klasiko ndaj Al Nasrit”, – shkruhet prej tyre.

Edhe shumë muaj më parë, ka pasur zëra në vendin e madh të Lindjes së Mesme, për përplasje mes kapitenit Benzema dhe lojtarit 22-vjeçar të Shqipërisë.

Mesa shihet, trajneri Blank nuk po arrin të kontrollojë siç duhet skuadrën, përderisa shkruhet se ishte kapiteni që përjashtoi Mitajn.

Duket se kjo nuk u ka shpëtuar gazetarëve në Riad, dhe pak ditë më parë njëri prej tyre i bëri mbrojtësit kuqezi një pyetje që shkaktoi skandal.

Gazetari Ualid Al-Faraxh kërkoi të dinte nëse Mario ishte i kënaqur me punën dhe me skemat e trajnerit.

“Padyshim. Ne fituam, çfarë mund t’i themi trajnerit? Kur fiton, të gjithë janë të lumtur!”

Kritikat ndaj Al Faraxhit ishin të ashpra për pyetjen që u cilësua jo profesionale, ndonëse në Europë apo Shtetet e Bashkuara do të ishte krejt normale.

Në fund të fundit, në gjithë këtë histori ka rëndësi fakti se Mitaj nuk po kalon një periudhë të mirë tek Al Itihad, se ka qenë dy herë i përjashtuar nga ekipit në 4 ndeshje të kampionatit saudit, ndërsa çuditërisht ka qenë titullar dhe ka luajtur 90 minuta në dy ndeshjet e tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!