Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është rikthyer sërish të flasë për akuzat nga Autoriteti i Dosjeve se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Duke folur në “Ora e Betit”, Meta tha se të gjitha këto janë shpifje, pasi vetë personi i përmendur në dosje e ka pranuar se është vetë ai.
Meta: Nuk ke si ta zhdukësh dosjen. Të kesh qenë denoncues dhe të kesh bërë përgjime, duhet t’ia kesh bërë ndaj dikujt. E dyta këta duhet ta bësh me dikë me një operativ të Sigurimit dhe mbi të gjitha nuk zhduket sepse edhe po të ndodhë kjo gjë, janë disa dosje të tillë, dhe ka kartela, ajo nuk zhduket se ka 25 elementë sigurie. LSI-ja ishte partia më transparente, kemi qenë model, ashtu do të jetë edhe Partia e Lirisë.