A ka ndikuar lufta e Ukrainës në fitoren e të djathtës në zgjedhjet e BE-së? Ekspertët janë të ndarë në mendime. Ish oficeri Dritan Goxhaj tha në emisionin “360 gradë” se nuk ka ndikuar por për kapitenin Artur Meçollari dhe juristen Enida Bozhegu, ajo që po ndodh në Ukrainë ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Dritan Goxhaj: Nuk besoj se ka lidhje me luftën në Ukrainë. Të djathtat fituan për shkak se të majtat në BE e kanë degjeneruar vlerat evropiane. Nuk kanë lënë pa hequr tabutë në kanibalizëm, pedofilinë, incest dhe kjo ka shkatërruar vlerat dhe shoqërinë dhe të djathtët s’mund ta pranojnë këtë. Kemi prishje të liberalizmit, që po mundohej të kthehej në diktaturë. Mendoj se fitorja e të djathtës do të ruajë liberalizmin e Evropës, që nga një demokraci liberale kishte kohë që ishte kthyer në një oligarki liberale.
Artur Meçollari: Ka një lloj lidhjeje. Marrim Le Pen në Francë që ka një lloj lidhjeje me Rusinë apo luftën në Ukrainë. Por gjithsesi zgjedhjet parlamentare kanë një problem. Janë këmbanë alarmi por nuk ndryshojnë procesin e vendimmarrjes në BE apo në vende anëtarëre sepse qevertitë dhe strukturat parlamentare janë po ato. Fitorja e të djathtëve nuk do të ndryshojë raportet e vendimarrjes në politikën evropiane.
Enida Bozhegu: Lëvizja që bëri Macron me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ku Franca do të shkojë me një rezultat të paparashikuar, do të ndikojë. Sepse struktura e parlamentitt ë brendshëm ndikon në orientimin e politikës. Do të ketë edhe jehonë sepse është 5 vjeçar. Lidhet me luftën e Ukrainës direkte. Ukraina ka qenë monedhë që është përdorur për të krijuar frymë evropiane me idenë e kundër Rusisë por ndërkohë ka krijuar përçarje evropiane se popujt nuk duan të dëgjojnë as fjalën luftë sepse humbin privilegjet që kanë fituar si pasojë e një lufte. Politika e bërë me Ukrainën ka ndikuar drejtpërsëdrejti. /abcnews.al