Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

A ka ardhur varianti Delta në Shqipëri? ISHP: Nuk kemi sinjale, po monitorojmë me kujdes

schedule13:14 - 7 Korrik, 2021

schedule 13:14 - 7 Korrik, 2021

Në vendin tonë, deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se pavarësisht numrit të testimeve nuk ka ende sinjale për prezencën e këtij varianti të COVID në Shqipëri.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në deklaratë. m.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!