A ka ardhur tashmë koha që avionët të punojnë me hidrogjen?

schedule11:50 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:50 - 17 Dhjetor, 2020

Në kënetat e Floridës në  vitet 1950, një zhurmë e madhe shqetësonte shpesh qetësinë e aligatorëve. Inxhinirët nga Pratt & Whitney, një firmë e hapësirës ajrore, testuan një lloj  të ri motori nga një substancë e çuditshme që me sa duket u mor nga një fabrikë që prodhonte pleh organik brenda qytetit Apix.

I gjithë qëllimi ka qenë të ndërtohej një aeroplan që do të furnizohej me hidrogjen.  Gjë që pothuajse u arrit. Motorët funksiononin, megjithatë ruajtja dhe furnizimi i hidrogjenit në vetvete rezultoi shumë i kushtueshëm për t’u prodhuar.

Megjithatë gjërat kanë avancuar. Aviacioni ndodhet nën trysni sepse i duhet të eliminojë emetimet e dioksidit të karbonit.

Diskutimet për ndërtimin e infrastrukturës së prodhimit dhe shpërndarjes së hidrogjenit për funksione të ndryshme, janë të vazhdueshme që do të thotë se hidrogjeni po shihet si domosdoshmëri.

Challenge Suntan gjeti mënyrën më të mirë që mund të përdorej, ishte vajguri i cili mund të krijonte ngrohtësinë e nevojshme duke furnizuar me energji një motor reaktiv. Në shtator, inxhinierët e ZeroAvia në Britani prodhuan një avion me gjashtë vende me karburant i cili mund të fluturonte.

Aeroplani kishte një helikë që zakonisht shtyhej nga një motor pistoni. Inxhinierët i vendosën një motor elektrik që funksionte me një impiant gazi që furnizohej nga hidrogjeni. Kjo agjenci planifikoi që deri në 2021 të ndërtohet një avion i tillë prej 20 vendesh. Ndërkohë që ai mund të jetë gati për fluturim në 2023.

Qasje të tilla duket se kanë më shumë gjasa të funksionojnë në parim. Ata do të duhet të konkurrojnë me avionin elektrik që funksion me bateri.

Ky mund të jetë një hap i madh në fushën e aviacionit.  Aeroplani elektrik – dronët zakonisht janë konsideruar si  transport privat. Ata punojnë me një numër motorësh elektrikë më të vegjël që funksionojnë më hidrogjen.

Aeroplanët e mëdhenj kërkojnë makineri më të mëdha  dhe shumë më tepër energji për të fluturuar dhe as bateritë nuk kanë kapacitetin e duhur.

Kjo strategji  është duke u miratuar nga Airbus.

Projektimi i një motori bashkëkohor reaktiv ka shumë të ngjarë të jetë një përpjekje për të shpenzuar miliarda dollarë. Mesa duket hidrogjeni shumë shpejt do të zëvendësojë përdorimin e vajgurit, sepse ky i fundit  ndot ajrin shumë më tepër.

Është ende e paqartë se cili do të jenë ndërmarrjet e para për të prodhuar një avion të tillë por duket se Rolls Royce po bën përpjekjet e para./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!