A ju ngjit çamçakëzi në flokë? Mos u stresoni, mund ta përballoni menjëherë

schedule21:44 - 3 Shkurt, 2022

schedule 21:44 - 3 Shkurt, 2022

Ka ndodhur shumë herë që ne përtypim çamçakëz dhe rastësisht na bie në flokë, sidomos nëse është i gjatë ose na ndodh që të na ngjitet pak më ndryshe.

Sa herë që ndodh, shumica e vajzave janë të stresuara dhe disa detyrohen ta presin këtë tufë, ndërkohë që nuk ka arsye, pasi ekziston një truk efektiv që do t’ju lehtësojë lehtësisht dhe pa dhimbje.

Sekreti fshihet te majoneza!

Majoneza shoqëron vaktet tona dhe shumë nga sallatat. Por përveç kuzhinës ka edhe përdorime të tjera, si heqja e çamçakëzit nga flokët.

Po, e lexuat mirë! Merrni pak majonezë me duar dhe vendoseni në vendin ku ka ngecur çamçakëzi. Fërkojeni për pak kohë dhe ngadalë çamçakëzi do të largohet. Më pas lani flokët me shampo për të hequr çdo mbetje dhe për të larguar erën e majonezës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!