Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet te Milani. Mediat në Itali kanë raportuar për një telefonatë të sulmuesit me Zvonomir Boban, ndërkohë që edhe menaxheri i tij, Mino Raiola, ka qenë në Milanello dhe është folur për të ardhmen e suedezit si kuqezi.
Ibra ka kërkuar për të marrë një vendim, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi ta mbyllë me futbollin. Gjithsesi, nuk mund të mungojnë pyetjet rreth tij në konferencat për shtyp. Mbrëmjen e djeshme, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është pyetur në lidhje me të.
“A ju duhet një lojtar si Ibrahimovic”, i është drejtuar gazetari tekniku të kuqezinjve, i cili normalisht nuk mund të gabojë dhe përgjigja “Natën e mirë” është ajo që ka “lënë thatë” gazetarin. /abcnews.al