A janë gjalpet e arrave të dëmshëm për shëndetin?

schedule08:32 - 26 Shkurt, 2021

schedule 08:32 - 26 Shkurt, 2021

Është vërtetuar se arrat dhe bajamet janë të mira për ne. Ata janë të mbushura plot me fibra dhe yndyra të shëndetshme dhe janë të lidhura me një rrezik të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Mund t’ju duket e çuditshme, por një studim i vitit 2009 ka zbuluar se nga gjalpi i tyre, nuk ka përfitime të tilla.

Kur studiuesit hulumtuan të gjitha modelet e ngrënies së arrave dhe gjalpit të kikirikut, në më shumë se gjysmë milioni njerëz, ata zbuluan se vetëm arrat, bajamet, lajthitë e plota shoqëroheshin me një rrezik të ulët të kancerit, sëmundjeve të frymëmarrës dhe zemrës, informon abcnews.al.

Për shkak se ky ishte një studim i popullatës, nuk mund të konfirmonte që të dy rezultatet ishin të lidhura. Në fakt, shpjegohet se ata që konsumojnë gjalpin e arrave, kanë më shumë të ngjarë të pinë duhan dhe të hanë mish të kuq, që janë faktorë rreziku për sëmundjen e zemrës.

Një studim tjetër, thotë se ka të bëjë me njerëzit mund të hanë një sërë arrash të ndryshëm dhe të përfitojnë nga vitaminat dhe mineralet e tyre të ndryshme, ndërsa njerëzit që hanë gjalpë kikiriku mund të mos hanë asnjë lloj tjetër arre.

Akoma nuk ka shumë studime që ekzaminojnë drejtpërdrejtë efektet e gjalpeve të arrave në shëndetin tonë. Një studim me 38 të rritur, ku pjesëmarrësit shtuan bajame të pjekura, të papërpunuara ose të kripura, ose gjalpë bajame në dietat e tyre për katër javë, tregoi ulje të kolesterolit LDL, informin abcnews.al.

Ajo që dimë është se sa më pak që përpunohet një ushqim, aq më i shëndetshëm është ai. Por procesi i kthimit të arrave në gjalpë arrash, që përfshin pjekjen, zbardhjen dhe bluarjen e arrave, është minimal, thotë Kevin Whelan, profesor i dietave në King’s College në Londër.

Por përpunimi i përfshirë në bërjen e gjalpeve të arrave madje mund të na ndihmojë të kemi më shumë kalori dhe lëndë ushqyese sesa heqje të tyre.

Por në vitet e fundit, shkencëtarët në SHBA kanë zbuluar se arrat kanë 21% më pak kalori sesa mendohej më parë, ndërsa bajamet kanë 20% më pak sesa thotë etiketa, dhe fëstëkët kanë 5% më pak. Kjo sepse ne nuk e thyejmë arrën plotësisht përpara se ta gëlltisim atë. Dhe kjo do të thotë që ne thithim më pak kalori dhe lëndë ushqyese, sesa janë në dispozicion në arra të plota./Marrë nga BBC, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!