A i ka ngadalësuar pandemia Covid-19 emetimet e karbonit?

schedule09:03 - 15 Mars, 2021

schedule 09:03 - 15 Mars, 2021

Nga Piers Forster – BBC

Planeti është ngrohur me 1.2 gradë celsius që nga kohërat para-industriale kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht pandeminë në mars të 2020. Kjo situatë solli një rënie të papritur dhe të paparë të aktivitetit njerëzor, pasi shumica e botës u bllokua dhe fabrikat ndalën së operuari, makinat nuk u ndezën dhe avionët nuk fluturuan në qiell. Që ng ajo kohë ka pasur shumë ndryshime momentale, por për ata që punojnë si shkencëtarë të klimës, kjo periudhë ka sjellë njohur krejtësisht të reja dhe ndonjëherë të papritura.

Këtu janë tre gjëra që kemi mësuar:

1. Shkenca e klimës mund të funksionojë në kohë reale

Pandemia na bëri të mendojmë sesi të kapërcejmë disa nga vështirësitë e monitorit të emetimeve të gazeve serë, dhe dioksidit të karbonit të veçanti, në kohë reale. Kur shumë vende po bllokoheshin në mars, Buxheti i Përgjithshëm Global i Karbonit që përcakton tendencat e emetimeve të vitit nuk ishte parashikuar deri në fund të vitit. Kështu që shkencëtarët e klimës u vunë në kërkim të të dhënave të tjera që mund të tregojnë sesi po ndryshonte CO2, informon abcnews.al.

Ne përdorëm informacionin mbi bllokimin si pasqyrë për emetimet globale. Me fjalë të tjera, nëse do të dinim se cilat ishin emetimet nga sektorë të ndryshëm ekonomikë ose vende para-pandemike, dhe të dinim nga sa aktivitet kishte rënë, mund të supozonim se emetimet e tyre kishin rënë me të njëjtën sasi.

Deri në maj të vitit 2020, një studim historik ndërthuri politikat e bllokimit të qeverisë dhe të dhënat e aktivitetit nga e gjithë bota për të parashikuar deri në një rënie prej 7% të emetimeve të CO2 deri në fund të vitit, një shifër e konfirmuar më vonë nga Projekti Global i Karbonit. Kjo shpejt u pasua nga hulumtimet e ekipit im, i cili përdori të dhënat e lëvizshmërisë së Google dhe Apple për të pasqyruar ndryshimet në 10 ndotës të ndryshëm, ndërsa një studim i tretë gjurmoi përsëri emetimet e CO2 duke përdorur të dhëna për djegien e karburanteve fosile dhe prodhimin e çimentos.

Të dhënat e fundit të lëvizshmërisë së Google tregojnë se megjithëse aktiviteti ditor nuk është kthyer ende në nivelet para-pandemike, ai është rikuperuar deri diku, informon abcnews.al.

2. Asnjë efekt dramatik në ndryshimin e klimës

Si në planin afatshkurtër dhe atë afatgjatë, pandemia do të ketë më pak efekt në përpjekjet për të trajtuar ndryshimin e klimës sesa shumë njerëz kishin shpresuar.

Duke parë më tej drejt 2030, modelet e thjeshta të klimës kanë vlerësuar se temperaturat globale do të jenë vetëm rreth 0.01C më të ulëta si rezultat i Covid-19

Pavarësisht nga qielli i pastër dhe i qetë, hulumtimi në të cilin unë isha përfshirë, zbuloi se bllokimi në të vërtetë kishte një efekt të lehtë ngrohjeje në pranverën e vitit 2020: ndërsa industria u ndal, ndotja e ajrit ra dhe aftësia e aerosoleve, grimcave të vogla të prodhuara nga djegia e karburantet fosile, për të ftohur planetin duke reflektuar rrezet e diellit larg Tokës. Ndikimi në temperaturat globale ishte jetëshkurtër dhe shumë i vogël, por ishte akoma më i madh se gjithçka e shkaktuar nga ndryshimet e lidhura me bllokimin në ozon, CO2 ose aviacion, informon abcnews.al.

3. Ky nuk është një plan për veprim klimatik

Ndalimi i përkohshëm i jetës normale që kemi parë tani me bllokime të njëpasnjëshme jo vetëm që nuk mjafton për të ndaluar ndryshimin e klimës, por gjithashtu nuk është i qëndrueshëm. Ne kemi nevojë për të gjetur mënyra për të ulur emetimet pa ndikimet ekonomike dhe sociale të bllokimeve, dhe për të gjetur zgjidhje që gjithashtu promovojnë shëndetin, mirëqenien dhe drejtësinë. Ambicia dhe veprimi i përhapur klimatik nga individë, institucione dhe biznese është ende jetësor, por ai duhet të mbështetet nga ndryshimi ekonomik strukturor, informon abcnews.al.

Kolegët dhe unë kemi vlerësuar që investimi i vetëm 1.2% të PBB-së globale në paketat e rimëkëmbjes ekonomike mund të nënkuptojë ndryshimin midis mbajtjes së rritjes së temperaturës globale nën 1.5C dhe një të ardhme ku ne po përballemi me ndikime shumë më të rënda,  dhe kosto më të larta.

Sidoqoftë, shumë më shumë investime do të bëhen gjatë muajve të ardhshëm. Është thelbësore që veprimi i fortë i klimës të integrohet në investimet e ardhshme./Përshtatur nga BBC, e.b-abcnews.al

*Piers Forster është profesor i ndryshimit fizik të klimës dhe drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Priestley për Klimën, në Universitetin e Leeds.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!