Ai i harroni shpejt gjërat? Ndoshta nuk është dhe aq gjë e keqe. Një studim i publikuar në Nature Reviews Neuroscience nxjerr në dritë fakte interesante. Harresa mund të jetë një veçori funksionale e trurit, duke e lejuar atë të ndërveprojë më dinamikisht me mjedisin.
Ndoshta është një avantazh i madh, pasi çon në sjellje më fleksibël dhe vendimmarrje më të mirë. Nëse kujtimet vijnë nga rrethana që nuk janë plotësisht të rëndësishme për mjedisin ku ndodheni, harrimi i tyre mund të jetë një ndryshim pozitiv që përmirëson mirëqenien tuaj.
Me fjalë të tjera, truri ynë mëson të harrojë. Kjo do të thotë që kujtimet nuk humbasin në realitet, por ne thjesht nuk kemi akses në to – ato mbeten të ruajtura në tru në një mënyrë që kufizon aftësinë tonë për ta gjetur atë.
Sipas autorëve të studimit, profesori i neuroshkencës Tomas Ryan dhe i psikologjisë Paul Frankland, kjo është një ndarje e rëndësishme që i bën ata të besojnë se “humbja normale e kujtesës është, në disa raste, e kthyeshme”. /abcnews.al