Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është një nga personazhet më të përfolur në mediat rozë. Çdo deklaratë e saj në rrjetet sociale, kthehet menjëherë në lajm.
Së fundmi, Bora ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, ku ata kanë bërë pyetjet që dëshirojnë. Padyshim moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet edhe për çështje të saj të jetës së saj private.
“A harrohet dashuria e parë?”, e pyeti dikush nga ndjekësit.
“Po”, ishte përgjigja e Borës.
Kujtojmë që Bora ka deklaruar se është single, që prej ndarjes nga aktori Donald Veshaj./abcnews.al