A hani të njëjtën gjë çdo ditë? Ja pse duhet të ndaloni – Abc News

A hani të njëjtën gjë çdo ditë? Ja pse duhet të ndaloni

schedule08:45 - 12 Shkurt, 2022

schedule 08:45 - 12 Shkurt, 2022

Ndoshta ju e filloni ditën me të njëjtin mëngjes, qoftë vezë apo një tas me tërshërë. Më pas, për drekë, mund të hani sallata të ngjashme me të njëjtët përbërës ose të paktën “burime” të ndryshme proteinash pa yndyrë dhe për darkë mund të zgjidhni nga recetat e thjeshta që keni. Por ekspertët thonë se të hani të njëjtat ushqime çdo ditë nuk është një gjë e mirë dhe nëse është një ushqim i shëndetshëm.

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani të njëjtën gjë?

Nëse hani të njëjtën sallatë çdo ditë, atëherë nuk do të keni shumëllojshmërinë që dëshironi në mikrobiomën e zorrëve dhe rrjedhimisht efektet e saj të dobishme për shëndetin. Përkundrazi, nëse zgjidhni t’i diferenconi, do të arrini të plotësoni nevojat tuaja për lëndë ushqyese, duke “mbrojtur” funksionimin e duhur të zorrëve.

“Shëndeti ushqimor nuk ka të bëjë vetëm me numërimin e lëndëve ushqyese, por ka të bëjë me ushqyerjen e dhjetëra mijëra mikrobeve në zorrët tona”, thonë ekspertët. Ashtu si bakteret e shkallës së ulët në zorrë rrisin rrezikun e depresionit, sëmundjes së Alzheimerit dhe disa llojeve të kancerit, po ashtu ndodh e kundërta.

Larmia më e madhe e baktereve në zorrë zvogëlon rrezikun e sa më sipër, edhe nëse merrni mjaftueshëm proteina, fibra dhe lëndë ushqyese të tjera. Si të arrini varietetin e lakmuar? Një studim shkencor zbuloi se raporti i artë për shumëllojshmërinë më të mirë të mundshme të baktereve në zorrë, është konsumimi i 30 ushqimeve të ndryshme bimore në javë.

Mund të tingëllojë si shumë por nëse vërtet uleni dhe rendisni të gjitha llojet e ndryshme të ushqimeve bimore që ekzistojnë, do të shihni se është një qëllim realist dhe se me të vërtetë mund ta arrini atë. Perimet, frutat, drithërat, farat, arrat, fasulet, bishtajoret, soja dhe barishtet mund t’ju ndihmojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!