A është Wagner përgjegjës për valën e antisemitizmit në Francë?

schedule10:16 - 8 Nëntor, 2023

schedule 10:16 - 8 Nëntor, 2023

Prokurorët në Francë po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë të më shumë se 200 grafite të “Yllit të Davidit” në ndërtesa në të gjithë vendin, gjë që çoi në një rritje të akteve antisemitike.

Shfaqja e Yjeve të Davidit në disa ndërtesa javën e kaluar ngriti shqetësime në Francë, ku tensionet janë rritur pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit. Franca është shtëpia e një prej popullsive më të mëdha myslimane dhe hebreje në Evropë.

Prokurorët francezë thanë dje se po hetojnë nëse një person që nuk jeton në Francë, mund të jetë përgjegjës për to. Policia ka arrestuar një burrë dhe një grua të lindur në Moldavi, të cilët u kapën në fund të muajit të kaluar duke vizatuar një “Yll të Davidit” në një ndërtesë në Paris.

Prokurorët thanë se zbuluan një bisedë në gjuhën ruse në telefonin e çiftit, në të cilën ata u udhëzuan të vizatojnë yllin në këmbim të pagesës.

Një kontroll telefonik i ndihmoi hetuesit të lidhnin çiftin me dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu u kapën duke vizatuar Yjet e Davidit në Paris, dhe duket se kanë qenë në kontakt me të njëjtin person jashtë vendit, thanë prokurorët.

Çifti në fjalë, i cili është larguar nga vendi një ditë pas hetimeve, është shoqëruar nga një person tjetër që ka bërë fotografitë, shtuan prokurorët.

Në të njëjtën kohë, prokurorët besojnë se rrjeti kontrollohet nga grupi mercenar rus Wagner, promovoi foto të Yllit të Davidit në mediat sociale, tha një zyrtar francez.

Një zëdhënës i ambasadës ruse në Paris nuk pranoi të komentojë nëse pjesëtarët e Wagner ishin të lidhur me vizatimin e Yjeve të Davidit në Francë. Autoritetet franceze regjistruan 1,100 akte antisemite muajin e kaluar dhe arrestuan 502 persona, sipas ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!