Në përditësimin e saj të fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruara se nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve do të çojë në një pandemi, si ajo e koronavirusit.
Rosamund Lewis, një zyrtar i OBSH-së tha sot se mbetet ende e paqartë nëse të infektuarit që nuk paraqesin simptoma të virusit e transmetojnë atë te të tjerët.
Gjatë muajit maj janë konfirmuar rreth 300 raste me virusin e lisë së majmunëve.
Lexo edhe: 257 raste të konfirmuara me linë e majmunëve deri më tani, OBSH: Pritet rritje
Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
Simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e simptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.
Sipas informacioneve deri më tani ka qenë fatale në 3-6% të rasteve – një normë e rritur nga kujdesi i dobët shëndetësor në shumë vende afrikane.
Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit./abcnews.al/