A është Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Genta Sula jep detaje mbi “Dosjen”

schedule23:10 - 8 Shtator, 2022

schedule 23:10 - 8 Shtator, 2022

Kreu i Autoritetit të Dosjeve Genta Sula ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Opinion” mënyrën se si u ndikua hapja e dosjes në të cilën doli në diskutim dyshimi për emrin e Ilir Metës si një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Sula tha se indicja ka ardhur nga një e-mail informal, por që ka rezultuar se në lokacionin e treguar ndodhej një dokument.

“Ka qenë një  e mail informal i dërguar jo vetëm tek, por edhe në adresa ambasadash, ndoshta dhe mediash. Dhe ky e-mail nuk ka dalë nga ne. Ky e-mail na tregonte lokacionin ku mund të gjendej dokumenti dhe emrin e dosjes ku mund të gjendej dokumenti”, tha Sula.

Megjithatë Sula pohoi se e-maili nuk kishte emër, por disa indicje dhe një IP.

Sula tha se dërguesit të e-mailit nuk i është kthyer përgjigje, por ndërkohë autoriteti kishte kërkuar në vendin e indikuar për ta verifikuar rastin.

“Informacioni ishte i rëndësishëm. Dy nga anëtarët shkuan në fond për të verifikuar rastin. Autoriteti prej 5 vetësh ka autoritet të plotë në të gjitha arkivat e rrjetit, ka fuqi të bëjë verifikime. U konstatua prania e një dokumenti, u konstatua fakti që personi është i mbrojtur dhe për këtë arsye nga një person u kthye në fenomen”, tha Sula./Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!