A është ide e mirë të bëni ndryshime madhore në jetë, gjatë pandemisë?

schedule11:10 - 24 Shkurt, 2021

schedule 11:10 - 24 Shkurt, 2021

Lëvizja në një qytet të ri, largimi një një marrëdhënie  që nuk po shkon mirë, fillimi i një pune të re n një fushë komplet tjetër. Këto vendime të mëdha për jetën vijnë së bashku me një stres të madh, edhe në kohën më të mirë, jo më gjatë pandemisë. Që nga gati një vit pandemi, me shkallë të ndryshme bllokimi, shumica prej nesh po bëjnë ndryshime në jetën e tyre. Pse po ndodh kjo? Terapistët shpjegojnë se pandemia ka theksuar problemet që ekzistonin tashmë.

Nëse keni dashur të jeni beqarë, pandemia ju ka ndikuar që ta lini partneren ose partnerin. Nëse gjithmonë e keni patur problem të jetoni me prindërit, tashmë jeni zhvendosur në apartamentin tuaj. Nëse jeni mërzitur nga puna, ju mund ta keni lënë atë, informon abcnews.al.

Alexis Bleich, një bashkë-drejtuese klinike në Kip Therapy, tha se shumë nga klientët e saj janë gjithashtu të etur për ndryshim. Monotonia e ditëve tona ka shërbyer si një motivues për ndryshimin e gjërave që i keni menduar edhe para pandemisë.

“Frika dhe zhgënjimi nga jeta juaj në pauzë, për një kohë kaq të gjatë, mund të nxjerrë në pah shqetësime shumë reale, veçanërisht për ata që po mendojë të bëhen me fëmijë apo të nisin kolegjin”, tha ajo.

Gjithashtu, në New York shumë njerëz kanë menduar për ndryshme. Për shembull, ata janë zhvendosur nga apartamentet e tyre me një qira shumë të shtrenjtë, ne një shtëpi private në periferi,informon abcnews.al.

Ajo që terapistët sugjerojnë  për njerëzit është të shqyrtojnë me kujdes vendimin, pasi kurrë nuk është i sigurt 100%. Këtë mund ta kuptoni vetëm me kalimin e kohës.

Liz Higgins, një terapiste në Dallas, e cila punon kryesisht me mijëvjeçarët, tha se shumë klientë po konsiderojnë vendime të mëdha për marrëdhëniet, nëse do të qëndrojnë apo të ndahen, ose nëse do ta çojnë një marrëdhënie të shëndetshme në nivelin tjetër.

Këshillat e saj për ta janë mjaft të thjeshta: Nëse ndieni një ndjenjë të brendshme paqeje, respekti reciprok dhe komunikimi të qëndrueshëm që rrjedh me partnerin tuaj, mos u ndani, pavarësisht nga pandemia. Dhe në anën tjetër të medaljes, nëse nuk mund të dalloni asgjë nga ato në marrëdhënien tuaj, mund të jetë koha të largoheni, informon abcnews.al.

Bëni vetes këto pyetje përpara se të merrni një vendim të madh për jetën.

Pyeteni veten:

  • “A jam duke lëvizur drejt diçkaje apo larg diçkaje?

Për shembull, është më e qëndrueshme të heqësh dorë nga një punë për të marrë një punë që është më në përputhje me vlerat dhe vizionin tënd për jetën, sesa të heqësh dorë për t’i shpëtuar një ndjenje shqetësimi dhe mërzie.

  • A keni kaluar kohë duke reflektuar thellë rezultatit tuaj të dëshiruar për ndryshimin?
  • A keni një model për vendimmarrje impulsive?
  • A ishte ky ndryshim madhor i jetës në radarin tuaj para-pandemisë? Nëse po, a ka bërë diçka në mjedisin tuaj më të lehtë apo të vështirë për të bërë ndryshimin?
  • A keni marrëdhënie mbështetëse dhe një praktikë të vetë-kujdesit për t’ju ndihmuar të forconi mirëqenien tuaj gjatë një ndryshimit?

Në fund, ndryshimet kryesore të jetës janë shumë personale dhe rrethanore. Ju jeni ekspert i vetes tuaj, dhe vetëm ju mund të vendosni se cili është veprimi më i mirë./Përshtati nga Huffington Post, e.b-abcnews.al