Që nga dita kur Joe Biden mori presidencën e Shteteve të Bashkuara, një nga pyetjet më të shpeshta të gazetarëve, për shkak të moshës së presidentit, është nëse Kamala Harris mund të marrë përsipër detyrat e tij, në rast se presidenti nuk është në gjendje të përfundojë mandatin e tij.
Në një intervistë për Associated Press, gazetari Chris Megerian e pyeti edhe një herë nën-presidenten amerikane përpara zgjedhjeve të 2024-ës.
Konkretisht, sipas një raporti të Neë York Post, gazetari e pyeti Harris: “Pyetjet në lidhje me moshën e presidentit shpesh lidhen me faktin nëse do të jeni në gjendje të merrni presidencën në rast emergjence. A ju ka përgatitur mandati si zëvendëspresident për këtë punë?’
“Jam gati të marr presidencën”, tha Harris.
Ndonëse thotë se është gati të marrë presidencën e SHBA-së, Joe Biden nuk ka mbetur i kënaqur me atë që ka bërë zëvendëspresidentja e SHBA-së, pavarësisht se e ka vlerësuar publikisht.
Gjithashtu, sipas sondazheve të Real Clear Politics, nën-presidentja ka vlerësime edhe më të ulëta se Biden, që do të thotë se 40.7 përqind e publikut e vlerëson punën e saj, krahasuar me 41.7 përqind të presidentit.
Kujtojmë se në vitin 2020, Biden zgjodhi Harris, zëvendëspresidenten e parë femër, si kandidate të tij, pavarësisht një mosmarrëveshjeje të ashpër në zgjedhjet paraprake.
/abcnews.al