Nga B.J Rudell, The Hill
Të ënjtjen ishte Dita Kombëtare e Kanadasë- dita kur Kanadezët në të gjithë botën festojnë përvjetorin e kombit të tyre. Por këtë vit festa u hijëzua nga zbulimi i qindra dhe ndoshta më shumë se 1.000 varreve të fëmijëve autoktonë.
Kryeministri Justin Tradeau kërkoi falje, ndërsa shumë kërkuan anulimin e Ditës Kombëtare së Kanadasë.
Tragjedia e ka detyruar Kanadanë të luftojë me identitetin e saj dhe me atë që dëshiron të mbrojë. Deri në çfarë mase vendi duhet të krenohet me patriotizmin përballë veprimeve të tilla jopatriotike?
Fuqia e brendshme e një kombi mund të matet me aftësinë për të festuar dhe për të qëndruar të bashkuar në momentet më të vështira.
Zbarkimi i parë në hënë 52 vite më parë shënoi një moment thelbësor për Shtetet e Bashkuara dhe botën, duke përmbushur një premtim në dukje të pamundur të bërë nga një president i hyjnizuar, raporton abcnews.al
Ndërsa zbarkimi në hënë ndihmoi në bashkimin e Amerikës, duke rikthyer besimin në skenën botërore, vdekja e John F. Kennedy trishtoi shumë mbarëkombëtarët. Për hir të unitetit – të një identiteti të përbashkët kombëtar – mbështetja kolektive është e nevojshme.
Ne duhet të jemi në gjendje të biem dakord mbi tmerret e katastrofave natyrore dhe urgjencën duke besuar shkencën dhe duke ndihmuar në këtë mënyrë në parandalimin ose zbutjen e kataklizmave të ardhshme.
Amerikanët duhet të bien dakord që disa krime nuk kanë “dy anë”. Ata duhet të jenë në gjendje të bien dakord që sulmet terroriste kundër vendit, pavarësisht nga motivet ideologjike të terroristëve, kërcënojnë strukturën amerikane shoqërore, ekonomike dhe qeveritare.
Përgjigja e Shteteve të Bashkuara ndaj COVID-19 këto 18 muajt e fundit është një mikrokozmos i dështimit në rritje të një kombi të unifikuar. Amerikanët ende nuk janë bindur për seriozitetin e pandemisë, për rëndësinë e mbajtjes së maskave.
Dikush mund të pretendojë se kjo është e gjitha është politikë normale – se ndryshimet e kombit burojnë nga një dëshirë e shëndetshme për të çuar përpara narrativat me evolucion të gjatë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Por kjo tregon që vlerat e përbashkëta mbeten më të forta se sa mospërputhjet tona. Një vend nuk mund të lulëzojë kur tragjeditë e tij kombëtare janë nën hije vazhdimisht nga politizimi i tragjedive të tilla.
Uniteti kërkon një plan dhe zbatim.
Përktheu Sonila Backa-abcnews.al