A është efikase vaksina e gripit kundër Covid-19? Arban Domi sqaron situatën

schedule08:12 - 25 Tetor, 2021

schedule 08:12 - 25 Tetor, 2021

Drejtori i zhvillimit të vaksinave pranë “Geovax” Arben Domi, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, rekomandoi bërjen e vaksinës kundër gripit pavarësisht marrjes së dozave kundër Covid-19. Ai tha se vaksina kundër gripit duhet të bëhet nga mosha 55 vjeç, sidomos kategoria me sëmundje bashkëshoqëruese dhe të moshuarit.

Të dy janë viruse të rrugës së frymëmarrjes, dihet që gripi e ka sezonin në vjeshtë dhe dimër. Përderisa dhe Covid-i është rrotull, është më i fuqishëm në nivelin e infektimeve, për më tepër jo më larg se këtë muaj, në revistën Nature është publikuar dhe provuar rëndësia dhe efikasiteti i vaksinës së gripit në kushtet aktuale.

Ata e kanë studiuar në katër grupe të ndryshme minjsh, që i kanë vaksinuar ose jo me vaksinën e gripit ose kundër Covid-it. Pastaj i kanë infektuar njëkohësisht me të dy viruset. Kafshët që kanë qenë imunizuar kundër virusit të gripit kanë dëshmuar një mbrojtje shumë të lartë me simptoma shumë te lehta dhe vdekshmëria ishte pothuajse zero në krahasim me grupin e pavaksinuar.“, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!