A është e shëndetshme të jesh vegan?

schedule22:35 - 5 Shtator, 2018

schedule 22:35 - 5 Shtator, 2018

Me shpërthimin e fenomenit të veganizmit ka pasur ide të pafundme në lidhje me anët pozitive dhe negative të kësaj mënyre të të jetuarit.

Në parim, veganët janë njerëzit të cilët nuk konsumojnë mish, bulmetra, peshk apo çdo lloj produkti tjetër i cili prodhohet nga apo prej kafshëve, si vezët apo xhelatina e cila realizohet me anë të zierjes së kockave të gjallesave të ndryshme. Dhe pse të pasurit një dietë të atillë është e vështirë për t’u mbajtur, numri i praktikuesve tashmë po rritet vit pas viti.

Akoma më i vështirë ky proces bëhet kur e praktikon atë dhe e kupton se shume produkte të cilat duket se nuk kanë lidhje me kafshët, gjithmonë kupton se brenda përbëhen nga elemente të ndryshme shtazore. Shembuj të tillë kemi makaronat dhe majoneza (përmbajnë vezë) dhe vera (disa pije alkoolike përdorin halat e peshkut dhe proteina nga kafshë të tjetra në procesin e prodhimtarisë së tyre.)

Ashtu siç është i rëndësishëm kujdesi i moskonsumimit të këtyre produkteve, aq thelbësore është dhe fakti se pavarësisht kësaj të mos mungojë konsumimi i lëndëve të nevojshme ushqyese. Por ka arsye të shumta se përse një person vendos të ndryshojë drastikisht të ngrënit e tij për t’ju përkushtuar konsumimit të bimëve dhe alternativave dytësore ushqyese. Disa e praktikojnë për shkak të përfitimeve te dëshirueshme shëndetësore e disa të tjere e kryejnë si revoltë ndaj keqtrajtimit dhe abuzimit ndaj kafshëve në industrinë ushqimore.

Ndjekja e një diete vegane të vendos në rrezikun e moskonumimit të mjaftueshëm të vitaminës D, e cila është e nevojshme për shëndetin e kockave. Për ta arritur këtë vitaminë nëpërmjet dietës së tyre, veganëve u duhet që të konsumojnë të quajturat “ushqime të fortifikuara”, të cilat janë produkte që ngopen artificialisht me vitamina si, qumështi i sojës, lëngu organik i portokallit dhe drithërat që haen në mëngjes. Gjithashtu mund të bëhet dhe kosumimi i drejtpërdrejtë i tabletave me vitaminë D.

Tjetër problem themelor i të qenurit vegan është dhe mungesa e jodit në trup. Qumështi i lopës është burimi kryesor nga ku mund të marrim jod dhe alternativat e tjera siç është qumështi i sojës kanë një nivel shume herë më të ulët të tij. Tjetër burim bimor i sugjeruar janë dhe algat e detit, por përsëri niveli i përmbajtjes së jodit në to është më i vogël se tek qumëshi i lopës.
Tjetër shqetësim është dhe marrja e vitaminës B12 pasi e vetmja denduri e këtij elementi gjendet tek bulmetrat.

Por a do t’ju bëjë veganizmi më të shëndetshëm?

Një analizë e bërë së fundmi nga studiues të fushës, bazuar gjithashtu dhe në 10 studime të mëparshme, arrin në rezultatin së ky fenomen ndihmon në të qenurit më të shëndetshëm. Kërkuesit zbuluan se të qenurit vegjetarian ose vegan të bën të jesh më pak i prirur ndaj sëmundjeve të zemrës apo kancerit, por pa ndikim në vdekshmëri. Me fjalë të tjera, mbajtja e këtyre praktikave të ndihmon të jesh më i shëndetshëm por jo të jetosh më gjatë.

Studime të tilla janë parimisht shumë të vështira për tu arritur në idealet e kërkuara sepse metoda kryesore do të mbetet vetëm krahasimi i shëndetit të përgjitshëm ndërmjet një përsoni mishngrënës dhe një vegani, duke parë diferencat ndërmjet tyre.
Arsyeja kryesore e këtij përfundimi pozitiv mund të jetë gjithashtu edhe fakti se veganët janë më të vetëdijshëm për dëmet në shëndet se sa pjesa tjetër e njerëzve.

Njëri nga studiuesit e provoi këtë mënyrë strikte të të ushqyerit për një muaj dhe u bë e mundur që ai të humbiste 4 kilogramë dhe niveli i tij i kolesterolit ra me 12%. Ai u shpreh se pjesa më e vështirë ishte të hiqte dorë nga vezët, por duke parë rezultatet ai rrëfeu se mund ta vazhdonte këtë dietë për të paktën disa ditë në muaj dhe jo plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!