A i sabotoi PD negociatat? Klajda Gjosha: S’besoj, por jam këtu për të folur për LSI-ne

schedule17:40 - 24 Janar, 2020

schedule 17:40 - 24 Janar, 2020

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nuk përjashton edhe përgjegjësinë e opozitës në numrin e madh të largimit të shqiptarëve.

E ftuar në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, Gjosha tha se sherret politike janë një faktor që shqiptarët po lënë masivisht vendin.

“Këtu vijmë te mënyrat se si qeveriset Shqiperia, te vizioni i liderëve tanë. Sot në QSUT ka vende bosh dhe nuk ka kërkesa për tu punuar. Edhe ata që punojnë sot kërkojnë të largohen. Duhet ta pranojmë këtë, është një plagë për Shqipërinë, jo vetëm çështja e mjekëve, po largohen mësues, bankierë.

Këtu kërkon një thellim edhe më të madh politik. Nuk duhen sherre politike. Sherret sjellin pasigurinë te shqiptarët. Unë mendoj që është momenti i duhur , që opozita të ngrihet me liderushipin e saj për të nesërmen.”, tha Gjosha.

Xhafo e pyeti Gjoshën nëse PD kishte sabotuar hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor, por Gjosha tha “nuk besoj” duke shtuar se “ishte në studio për të folur vetëm për LSI”.

“Nuk mund të flas për PD-në, jam këtu për të folur për LSI-në”, tha ish-ministrja e Integrimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!