Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj u rikthye në ekran mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Big Brother VIP”, pas disa javësh mungesë. Ajo tha se ka kaluar disa ditë të vështira, por e kanë surprizuar mesazhet e publikut.
LEXO EDHE: Rikthehet Beatrix dhe flet për Donaldin: Nuk e prisja, gjysma ime është brenda ‘Big Brother VIP’
Ndërkohë, sot, Trixa ka ndarë disa foto nga spektakli në rrjetet sociale, duke treguar si ka kaluar.
Këngëtarja e ka përmbledhur këtë moment me një shprehje të saj, e cila u bë virale kur ishte brenda shtëpisë: “si i thonë e bukur në shqip:.
“Mbrëmë ka qenë një natë ehmm.. si i thonë “bukur” n’shqip?”, ka shkruar Beatrix në Instagram./abcnews.al