Lëkurat e hudhrës janë përdorur që në lashtësi për të mbajtur organizmin në formë, nxitur qarkullimin e gjakut dhe mbi të gjitha për të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat.
Ndoshta nuk e dinit, por ato mund të përdoren edhe për rënien nga pesha.
Sipas agroweb.org, zjeni në një tenxhere të vogël 1 litër ujë. Pasi uji të nisë të vlojë largojeni nga zjarri.
Hidhni në tenxheren ku keni ujin e zier të nxehtë tre duar me lëkura hudhrash.
Kujdes lëkurat e hudhrave duhet t’I hidhni pasi uji ka zierë dhe jo gjatë momentit të zierjes.
Përzjeini mirë dhe lëreni të qendrojë ashtu përgjatë gjithë natës.
Të nesërmen kullojeni lëngun dhe pini dy ose tre gota në ditë për një muaj ose dy muaj në varësi të peshës trupore që keni./abcnews.al