A e dini se këto ushqime përmirësojnë jetën seksuale?

schedule21:53 - 10 Shkurt, 2022

schedule 21:53 - 10 Shkurt, 2022

Nëse dëshironi të rrisni epshin, këtë mund ta arrini duke pasuruar dietën tuaj me tre ushqime që premtojnë seks më të mirë. Sipas Jennifer R. Berman, drejtoreshë e Qendrës së Mirëqenies së Grave në Kaliforni, duhet të hani këto ushqime:

Bajame

Bajamet kanë një efekt stimulues dhe kontribuojnë në pjellorinë. Ashtu si asparagu, edhe bajamet janë të pasura me lëndë ushqyese por edhe me disa elementë gjurmë të rëndësishëm për shëndetin seksual, si zinku, seleniumi dhe vitamina E. Zinku rrit veçanërisht epshin dhe dëshirën seksuale, thekson ekspertja.

Avokado

Përmbajtja e lartë me acideve yndyrore të pangopura kontribuon në shëndetin e zemrës dhe arterieve. Çdo gjë që e mban zemrën të shëndetshme dhe nxit qarkullimin e mirë të gjakut në të gjithë trupin, rrit disponimin erotik dhe performancën në shtrat.

Rukola

Rukola është e njohur për kontributin e saj në gjendjen shpirtërore erotike. Sot, studiuesit po zbulojnë se elementët gjurmë dhe antioksidantët që përmbahen me bollëk në këtë sallatë janë jetike për shëndetin seksual dhe, përveç kësaj, parandalojnë thithjen e disa ndotësve mjedisorë që besohet se ndikojnë negativisht në disponimin seksual. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!