A e dini pse sediljet e autobusëve kanë dizenjo të çuditshme?

schedule16:53 - 31 Tetor, 2022

schedule 16:53 - 31 Tetor, 2022

Nëse përdorni shpesh transportin publik, me siguri keni vënë re modelet e çuditshme që kanë sediljet e autobusave. Në pamje të parë, duket se nuk është menduar shumë për dizenjot me ngjyra të forta dhe detajet e shumta mbi to. Por, në fakt, e vërteta është krejt ndryshe.

Duket se kompanitë e autobusëve zgjedhin modele të ngarkuara në një përpjekje për të larguar vëmendjen tonë nga çdo njollë dhe papastërti që mund të jetë e pranishme. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme për zgjedhjen unike të materialit dhe modeleve.

Harriet Wallace-Jones, bashkë-themeluesja e Wallace Sewell, studioja e dizajnit që ka projektuar pëlhura për transportin në Londër tha se leshi është natyrshëm rezistent ndaj flakës dhe moketa është një pëlhurë që ka më shumë qëndrueshmëri se të tjerat. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!