A e dini pse ndiheni të lodhur kur udhëtoni me avion?

schedule09:03 - 15 Janar, 2022

schedule 09:03 - 15 Janar, 2022

Udhëtimi me avion mund të ketë efekte unike në trup, ndryshe nga mjetet e tjera të transportit, si për shembull t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur. Sipas Klinikës Cleveland, udhëtimi ajror mund të shkaktojë dehidrim, stres dhe një çekuilibër të presionit atmosferik në vesh. Gjithashtu shkakton përgjumje dhe lodhje tek pasagjerët dhe kjo ndodh për disa arsye.

Një nga arsyet kryesore është për shkak të uljes së presionit në kabinën brenda aeroplanit, sipas healthdigest.com. Pasi të keni arritur një lartësi të caktuar, presioni i ajrit të kabinës ka rënë nën atë që jemi mësuar në jetën tonë të përditshme. Si rezultat, zvogëlon marrjen e oksigjenit dhe mund të çojë në lodhje.

Përveç kësaj, ajri i thatë brenda kabinës mund të shkaktojë gjithashtu përgjumje. Ajri brenda një aeroplani është rreth 3 herë më i thatë se në shtëpitë tona. Ndërsa shtëpia në përgjithësi ka një lagështi prej të paktën 40% , ajri i kabinës së aeroplanit, përmban vetëm rreth 20% lagështi. Kjo ju bën të ndiheni i lodhur. /abcnews.al