A e dini pse muzika është e nevojshme për seksin?

schedule22:17 - 15 Shtator, 2022

schedule 22:17 - 15 Shtator, 2022

Kapitulli “muzika” kur bëhet fjalë për seksin është diçka e diskutueshme: disa nuk bëjnë dot me të, disa nuk bëjnë dot pa të, dhe disa këngë që për disa janë kolona zanore e fundit seksi, për të tjerët të njëjtat këngë shkaktojnë të qeshura.

Megjithatë, kur dëgjohen këngë të caktuara, janë të paktë ata që nuk preken. “Ka të bëjë me rritjen e dopaminës, kimikatin që truri lëshon kur ndjejmë kënaqësi”, thotë seksologia Shamyra Howard. Në fakt, në një studim të botuar në Nature Neuroscience, ekspertët përshkruan se si muzika mund të zgjojë zonat e trurit që lidhen me seksin:

Lista e duhur 

Se cilat janë këngët “e duhura” për këtë rast varet tërësisht nga ju dhe partneri juaj. Gjeni këngët që ju pëlqejnë të dyve dhe shijoni listën e luajtjes në mënyrën më të mirë.

Gjatësia e duhur

Është më mirë që lista e luajtjes të ketë gjatësinë më të mirë të mundshme, pra nga 1 orë ose më shumë, dhe të fillojë me këngë seksi, të arrijë me pjesë intensive dhe të përfundojë me ato më të qeta, ideale për përqafime dhe puthje.

Muzika e duhur për çdo humor

Nëse dëshironi që seksi të jetë më pasionant dhe intensiv, zgjidhni këngët me volum dhe bas. Por nëse, nga ana tjetër, dëshironi diçka më të butë, zgjidhni këngë që ju kujtojnë ditët e para të lidhjes suaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!