A e dini pse meshkujt dashurohen pas “vajzave të këqija”?

schedule23:51 - 8 Qershor, 2022

schedule 23:51 - 8 Qershor, 2022

Meshkujt duan vajza të mira, por dashurohen me të ‘këqijat’.

Ja pse?

-Vajzat e këqija nuk kanë kërkesa të tepërta Vajzat e “këqija” nuk do t’i mërzisin me teprim butësie, porosi romantike apo me thirrje të vazhdueshme. Do jenë shumë më të qetë me një vajzë të tillë.

-Janë të shkëlqyeshme në shoqërinë e meshkujve Vajzat e këqija, kanë më shumë të përbashkët me gjininë mashkullore se sa ato të mirat. Kjo sepse nuk e kanë problem të sillen si ato. Meshkujt tek ato nuk gjejnë vetëm “dashnoren” por edhe ortaken. Duke e pasur parasysh se janë të gatshme për argëtim, janë të adhuruara në shoqërinë e meshkujve.

-Janë të pavarura Vajzat e “këqija” dëshirojnë të jenë të pavarura prandaj as që e marrin mundimin të bisedojnë lidhur me atë se “çfarë jemi duke bërë ne tani”. Kënaqen me kujdesin e meshkujve dhe kurrë nuk shfaqin ndjenja të tepërta, jetojnë vetëm për atë moment dhe nuk lodhin veten me formalitete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!